Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me garën zgjedhore në Kërçovë. Ai ka akuzuar BDI-në se e ka kandiduar Fatmir Deharin me qëllim që të humbë zgjedhjet.
“BDI e nxori Fatmir Deharin për ta humbur Kërçovën, jo për ta fituar,” deklaroi Kasami, duke ngritur dyshime për qëllimet e vërteta të partisë rivale.
Pas kësaj deklarate, në opinion është hapur pyetja: si e di Kasami se Kërçova do të humbet? A po përgatit terrenin për rezultatin e zgjedhjeve dhe a është kjo një shenjë se, siç përflitet në qarqe politike, VLEN e ka “shitur” Kërçovën tek VMRO-DPMNE?
Deklarata vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore, duke ndezur debatin politik rreth garës në Kërçovë dhe rolit të subjekteve shqiptare në këtë proces.
