Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale zyrtarisht fillon më 4 prill, por kandidatët, sidomos ato që konsiderohen favorit, kanë filluar takimet me bazat partiake dhe bëjnë aktivitete tjera. Ndërsa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) paralajmëron se shumë qytetarë mund të mos votojnë për shkak të dokumenteve të pavlefshme.
Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, tha se do të kërkojnë që të vendoset rregullore e përkohshme në Kodin Zgjedhor, e cila do të mundësojë që edhe votuesit që kanë dokumente me emrin e vjetër të shtetit, por me afat, të mund të votojnë.
Për personat që mbushin 18 vjeç, Dashtevski tha se do të mund të regjistrohen për t’u përfshirë në Listën zgjedhore.