Juria dëgjon dëshmitarin që thotë se i ka videot që shfaqin veprat e Diddyt

Tre burime i kanë thënë CNN-it se një juri federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbajtur mbledhje rregullisht përgjatë hetimeve të vazhdueshme në rastin e reperit P. Diddy, që akuzohet për krime seksuale.

Njëri nga burimet ka thënë se anëtarë të kësaj jurie të enjten kanë paraparë të dëgjojnë një dëshmitar i cili pretendon të ketë disa video, në të cilat shihen disa të famshëm si viktima të veprave të Combsit.

Avokatja Ariel Mitchell i ka thënë CNN-it se një nga klientët e saj është thirrur të dëshmojë para jurisë të enjten. Ky klient, i cili është burrë, nuk ka ngritur asnjë padi kundër Diddyt, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, dhe nuk po pretendon se është viktimë e krimeve asnjërit nga krimet seksuale, të cilat pretendohet t’i ketë kryer Combs. Avokatja ka thënë se ai është dëshmitar që ka prova dhe informacion rreth akuzimeve për abuzime seksuale e krime të tjera që ka bërë Combs, në disa prej të cilave përfshihen të famshëm të tjerë.

“Ne jemi këtu që të zbatojmë urdhrin e gjykatës”, ka thënë Mitchell për CNN, duke mos e zbuluar identitetin e klientit të saj, të cilin as CNN nuk e ka publikuar deri më tash.

Mitchell përfaqëson edhe dy gra që e akuzojnë Combsin. Në njërën nga këto çështje, ajo ka kërkuar nga gjykata që të tërhiqet, me arsyetimin se klientja e saj ka veprime të dyshimta.

Përfaqësuesit e Combsit nuk i janë përgjigjur kërkesës së mediumit për të dhënë komente për dëshmitarin me të cilin po takohet juria.

Një tjetër burim, i cili është njohës i kësaj çështjeje, më parë pati thënë për CNN-in se akuzues e dëshmitarë vazhdimisht mbajnë takime me jurinë, që kur Combs është arrestuar.

“Juria gjithnjë po mban takime. Hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë ky burim të mërkurën. Një burim tjetër, i cili po ashtu është i afërt me çështjen në fjalë, ka thënë se juria nuk po ndalet.

Lajmet për takimet e vazhdueshme që po bën juria federale, vijnë pasi autoritetet shtetërore, të mërkurën kanë deklaruar se kanë siguruar disa materiale, përfshirë video, audio-incizime e mesazhe nga më shumë se 60 pajisje e llogari që janë në emër të Combsit.

Në deklaratën e tyre, e cila përmban 49 faqe, autoritetet pretendojnë se materialet e radhës do të përfshijnë komunikime me dëshmitarë e viktima, incizime që kanë lidhje me festat e ashtuquajtura “të çmendura” si dhe të dhënat bankare ku tregohen pagesat ndaj viktimave.

Combs, të cilit vazhdimisht po i grumbullohen paditë për krime seksuale, aktualisht ndodhet në paraburgim në Brooklyn të New Yorkut dhe i ka mohuar të gjitha akuzat. Mbrojtja në liri i është mohuar tri herë, përfshirë dorëzaninë prej 50 milionë dollarësh.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zeqiri i replikon Taravarit: “Ziadin Sela ka një EGO – nuk tradhëton dhe nuk i serviloset VMRO-së”

Reagon krahu i Selës ndaj Taravarit: “Ziadin Sela ka burrëri dhe nuk shet komunat shqiptare VMRO-së” Pas deklaratës ironike të Arben Taravarit në emisionin "Politiko"...

Kërcënimi i kryekomitit!

(Nga: Medai Shaholli) Kryekomiti Micko, në një konferencë për media u pyet lidhur me deklaratat e ministrit të Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq se...

Taravari ironizon Selën: Me VLEN morëm 14 deputetë, po të vinte edhe Sela do të merrnim 15!

I ftuar në emisionin “Politiko” në televizionin Kanal 10, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga figurat kryesore të koalicionit opozitar shqiptar VLEN, z. Arben...

Kreu i BDI-së në pritjen për ditëlindjen e Mbretit Charles III në ambasadën britanike

Shkup, 10 qershor – Kryetari i BDI Ali Ahmeti bashkë me nënkryetarin Osmani dhe sekretarin e përgjithshëm, Faton Ahmeti, morën pjesë në pritjen e...

Fetai: Pata kënaqësinë të marr pjesë në hapjen zyrtare të “Barça Academy” në stadiumin e FC Shkupit

Zv.kryeministri Arben Fetai, ka marr pjesë në hapjen zyrtare të Barça Academy në stadiumin e FC Shkupit. “Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në hapjen...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu