Ja sa milionat do t’i fitoj Real Madridi nga firma me Mbappe-në

Klubi i Real Madrid zyrtarizoi mbrëmjen e së hënës afrimin për pesë sezone të yllit francez, sulmuesit Kylian Mbappe. Pas konfirmimit të momentit të shumë pritur nga ana e tifozerisë madrilene, e gjithë vëmendja kthehet te shifrat: Sa do të përfitojë Mbappe në pesë vite dhe sa do të shpenzojë Real-i?

Mediet spanjolle raportojnë se sulmuesi francez do të përfitoi një bonus nënshkrimi prej 125 milionë euro, të cilin do ta marrë të ndarë në pesë vite, plus 20 milionë euro neto në vit në pagë. Këto janë shifrat, siç shkruan shtypi spanjoll dhe ndërkombëtar, të marrëveshjes që bënë të mundur këtë transferim

Shifrat “astronomike”, pra jo të arritshme për të gjithë, por kalimi i fenomenit francez te “Los Blancos” do të gjenerojë shuma aq të “frikshme” sa do t’i lejojë Real-it, jo vetëm të kompensojë shpenzimet për të, por edhe të shtojë shumë më shumë të ardhura në arkë.

Mediet spanjolle shpjegojnë se ashtu si transferimi i Cristiano Ronaldo-s te Real Madrid në vitin 2009, për 94 milionë euro, që thuajse i kompensoi dyfishin e kësaj shifre klubit madrilen, e njëjta gjë do të ndodhë tani edhe me Mbappe-n.

Pa sulmuesin francez, Real-i kishte një xhiro prej 400 milionë euro në 2023-shin, shifër e cila tani është e destinuar në mënyrë të pashmangshme të rritet. Menjëherë të paktën 100 milionë euro, sipas llogarive të ekspertëve, duke përfshirë sponsorët, tregtimin (kërkesa për fanellat e Mbappe-së) dhe reklamat përmes rrjeteve sociale, do t’i shtohen klubit spanjoll.

Mbappe ka edhe sponsorë personalë si Nike, Hublot dhe Oakley, të cilët vlejnë të paktën 20 milionë në vit dhe Real-i do të mbledhë pjesën e të drejtave të imazhit të lojtarit, që ia rezervoi vetes gjatë negociatave. Zakonisht klubi i “Los Blancos” u jep lojtarëve të tij 50% të të drejtave, por në rastin e Mbappe, francezi ka marrë një përqindje më të lartë gjatë fazës së negociatave.

Megjithatë, duhet shtuar se nga transferimi i ish-sulmuesit të Paris Saint-Germain do të përfitojnë edhe sponsorët aktualë të Real Madrid-it, të cilët do të kenë një përfitim ekonomik, që gjithashtu do të jehojë në klub dhe do të bëjë që marka e Real Madrid të rritet edhe më shumë në të gjithë botën.

Për më tepër, transferimi i Kylian Mbappe në klubin e kryeqytetit spanjoll do të nënkuptojë gjithashtu “konsum” më të madh të ndeshjeve nga shikuesit dhe të ardhura më të mëdha për Real Madrid-in dhe La Liga, për sa i përket të drejtave televizive.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dubai planifikon resort gjigant në formë Hëne

Dubai pritet të bëhet sërish qendër e vëmendjes me një projekt futurist prej 5 miliardë dollarësh: një resort në formë Hëne, i propozuar nga...

Fetai: Struga e bukur u turpërua nga Merko, por kapitulli i ri po vjen!

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka bërë të ditur se së bashku me deputetin Bekim Qoku, shefin e Shtabit dhe strukturat e VLEN në Strugë, kanë...

Hoxhë Bedri Lika: “Nuk ban hoxha me u përzi në politikë”

Hoxhë Bedri Lika: “Nuk ban hoxha me u përzi në politikë” Hoxhë Bedri Lika ka reaguar ndaj atyre që shpesh thonë se imamët nuk duhet...

Mexhiti dhe Kasami në Strugë: për të ndarë përvojat e qeverisjes me Mendi Qyrën

Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, priti në shtabin e tij zgjedhor dy figura të njohura politike shqiptare në Maqedoninë e...

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga “Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu