“Izraeli dhe Gaza”, PIKA e ndarjes mes Ramës dhe Erdogan!

Ka një pikë ku kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan nuk bien dakord dhe ajo është Gaza.

Gjatë një konferencë për shtyp që mbajtën të dy treguan qartazi qëndrimet e kundërta. Ishte presidenti turk ai që hapi “çështjen” duke folur për luftën në Gaza.
Erdogan u shpreh se gjenocidi që vazhdon prej 1 viti në Gazë është turpi i përbashkët i gjithë njerëzimit.

“Gjenocidi që vazhdon prej 1 viti në Gazë është turpi i përbashkët i gjithë njerëzimit. Duhet të bëjmë çmos për të siguruar armëpushim të përhershme, ofruar ndihmë humanitare dhe për të bërë presion mbi Izraelin. Besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim,” tha presidenti turk.
Ndërkohë që në fjalën e tij, Rama u shpreh se për të, Hamasi, është një organizatë terroriste, por shtoi se si Izraeli, ashtu edhe Palestina janë vende sovrane.
Edhe njëherë kreu i qeverisë shqiptarë u shpreh pro një armëpushimi mes palëve, që përfshin edhe lirimin e pengjeve, të cilët mbahen peng prej tashmë 1 viti.

“Ukraina është një temë qëndrore e të gjitha diskutimeve por e çdo bisede që unë kam pasur. Është një popull që është në të drejtën e vetë se ku do të pozicionohet. Edhe ajo që ndodh në Gaza është një tragjedi me propocione kolosale. Ne bashkëndajmë vlerësime të njëjta. Por në një pikë kemi këndvështrim të ndryshëm. Për ne terrori në çdo formë dhe çdo pamje është i patolerueshëm. Ne kemi votuar për një armëpushim që patjetër duhet të nënkuptojë edhe lirimin e pengjeve. Për në Hamasi dhe çdo burim tjetër terrori nuk ka vend në të ardhmen paqësore që duhet të vendosen në dy shtete sovrane, Izraeli dhe Palestina. Askush nuk duhet të vendosë në pikëpyetje ekzistecën e tyre,” tha Rama në fjalën e tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

Abdixhiku: Konjufca të jetë i sinqertë me vetën dhe ta dijë që nuk e ka shumicën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se Kosova nuk mund të ketë më qeveri, e cila nuk e ka shumicën. “Jemi vonë,...

Kurti: Kam kërkuar lirimin e krerëve të UÇK-së nga Haga, i kam dërguar letër kryetares Trendafilova

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ka kujtuar pesë vjetorin e arrestimit të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po...

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

Kryetari i ri New Yorkut, Zohran Mamdani është shfaqur duke bërë simbolin e shqiptarëve, shqiponjën. Foto e realizuar nga një fotograf shqiptar në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu