Lirim Memetaj tallet me Kurtin: Asnjë premtim nga programi 50-faqësh, tash video nëpër oda për t’i gëzuar pleqtë që s’po lëshon pe

Analisti dhe publicisti Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, duke vënë në pikëpyetje realizimin e premtimeve elektorale dhe programin qeveritar.

Në një reagim publik, Memetaj shprehet se i kujtohet koha kur, gjatë fushatave zgjedhore, partitë në pushtet përpiqeshin të dëshmonin konkretisht se çfarë kishin realizuar nga programi dhe premtimet e mëparshme. Sipas tij, sot situata është krejt ndryshe.

“Jam absolutisht i bindur që prej Albin Kurtit e poshtë, as që e dinë ku e kanë programin qeveritar me 50 faqe, e lëre më ta përmendin si diçka të realizuar në këtë fushatë,” shprehet Memetaj.

Ai thotë se e ka shfletuar programin qeveritar dhe ka mbetur i habitur nga ajo që ka gjetur. “E pabesueshme, por asnjë premtim i vetëm s’qenka i realizuar, asnjë,” thekson ai.

Memetaj ironizon edhe mënyrën e fushatës aktuale të kryeministrit Kurti, duke thënë se nuk është rastësi që, sipas tij, videot dhe paraqitjet publike tani po bëhen kryesisht nëpër oda, me të moshuar, të cilëve u tregohet se si “nuk po lëshohet pe”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump: Macron dhe Starmer trimërohen pak kur nuk jam unë pranë tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi marrëdhëniet me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thënë se ata priren të jenë “pak...

Shefi i NATO-s në Davos: Çështja kryesore nuk është Grenlanda, por Ukraina

Çështja kryesore nuk është Grenlanda tani, çështja kryesore është Ukraina. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Davos. Duke folur në një panel...

Reagon familja e Brikenës pas deklaratave të Mateos për raportin e tyre dhe puthjet e pretenduara

Mateo Borri ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me njohjen me Brikena Selmanin. Ai ka përmendur edhe disa arsye që çuan në prishjen e...

“Ta fik cigaren në ballë”- debat i ashpër mes Kristit dhe banorit të ri në Big Brother

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të...

Kurti takohet me Kos: Kosova dëshmoi progres, meriton statusin e vendit kandidat

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar takim meKomisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu