Izet Mexhiti: Nuk ka kompromis me korrupsionin, hetimi mbi furnizimin me derivate të dëmshme do të shkoj deri në fund

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti thotë se hetimi mbi furnizimin me derivate të dëmshme do të shkon deri në fund jo vetëm pse është dëmtuar buxheti i shtetit por para se gjithash se është dëmtuar shëndeti i qytetarëve. Sipas tij do të hetohen të gjitha rastet ku ka pasur furnizime të tillë dhe do të ketë përgjegjësi ligjore Mexhiti shtoi se hetimi i fundi dëshmoi se Qeveria është e përkushtuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin pavarësisht etnisë apo ideologjisë politike.

“Edhe njëherë dëshmohet se nuk kompromis me korrupsionin sidomos në këtë rast ku nuk është dëmtuar vetëm buxheti por është dëmtuar edhe shëndeti i qytetarëve. Kjo do të thotë se është dyfish i rëndësishëm. Është një luftë kundër korrupsionit pa etiketime etnike, ideologjike etj. Askush nuk është mbi ligjit. Do të shkohet deri në fund për këtë çështje. Është dëmtuar buxheti i shtetit por edhe shëndeti i qytetarëve”, deklaroi Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilanc tragjik gjatë protestave në Iran! Të paktën 5 mijë persona të vrarë, mes tyre qindra personel sigurie

Të paktën 5,000 persona janë vrarë në protestat në Iran, përfshirë rreth 500 personel sigurie, tha të dielën një zyrtar iranian në rajon, duke...

Nura: Vullnet i qytetarëve është devijuar, Prokuroria të veprojë shpejt dhe ashpër – Çdo hezitim është bashkëfajësi

Fadil Nura ka deklaruar se rinumërimi i votave ka konfirmuar dyshimet për devijim të procesit zgjedhor dhe të vullnetit të qytetarëve, raporton GazetaBlic.Ai e...

Pas zgjedhjeve në rizgjedhje? Krasniqi: Fitorja e Kurtit po e fut Kosovën në krizë, ja çfarë po ndodh në të vërtetë

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Dardan Krasniqi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News” komentoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar sfidat e...

Studentët në Serbi kthejnë protestat në fushatë politike, Vuçiç i trembet zgjedhjeve të parakohshme

Serbia ka hyrë de facto në një periudhë parazgjedhore që nga fillimi i vitit 2026, edhe pse data e zgjedhjeve parlamentare ende nuk është...

Bajrami e LDK-së kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën. Bajrami, mes tjerash, ka apeluar edhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu