ASH: Skandal shtetëror, ministrit të politikës sociale i refuzohet viza për SHBA – Qeveria duhet të veprojë menjëherë!

ASH përmes një kumtese ka reaguar ndaj Qeverisë duke kërkuar të reagohet ndaj ministrit Fatmir Limani pasi ju refuzua viza për SHBA.

“Dje u zbulua një lajm tronditës: Ministrit për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinjë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Limanit, i është refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e detyruar të anulojë vizitën zyrtare në OKB, New York.

Kjo është një goditje e rëndë për imazhin e shtetit, një turp për institucionet dhe një tregues alarmant i diskreditimit ndërkombëtar të kësaj qeverie. Në vend që të jepte sqarime të qarta dhe të merrte përgjegjësi, ministri Limani vonoi reagimin dhe në mbrëmje pranoi në rrjetet sociale se ka “lëvizje të kufizuara” për shkak të të kaluarës së tij politike, duke fajësuar kinse angazhimin e tij të dikurshëm.

Ky është një manipulim i pastër! Fakti i vetëm i rëndësishëm është se një ministër i qeverisë i është ndaluar hyrja në SHBA – një vend aleat strategjik dhe partner kyç i Maqedonisë së Veriut. Kjo nuk mund të kalojë pa pasoja!

Kërkojmë menjëherë dorëheqjen ose shkarkimin e Fatmir Limanit! Ky nuk është vetëm një dështim personal i tij, por një njollë e zezë për gjithë qeverinë. Heshtja e kryeministrit dhe partnerëve të tij tregon ose paaftësi për të menaxhuar këtë krizë, ose frikë për të thënë të vërtetën.

Qytetarët meritojnë një qeveri që nuk turpëron vendin ndërkombëtarisht. Partnerët tanë ndërkombëtarë duhet të dinë se ky skandal nuk përfaqëson shqiptarët dhe as vlerat euroatlantike që ne mbrojmë.

Aleanca për Shqiptarët do të insistojë që ky turp të mos mbulohet! Përgjegjësia duhet të jetë e qartë dhe e menjëhershme!” – thonë nga ASH.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shumica e institucioneve në Tetovë pa plan evakuimi

Zjarri tragjik në kabarenë Pulse në Koçan ka ngritur shqetësime të mëdha mbi kushtet e sigurisë në objekte të ndryshme në vend. Por duket...

Counter-Strike 2 më në fund theu rekordin e mbajtur nga CS:GO

Cunter Strike 2 më në fund ka arritur të kapërcejë numrat që CS:GO ka mbajtur me xhelozi për vite me radhë. Videoja e njohur CS:GO...

Artan Dika: Po zhvillohet një gjueti shtrigash për të mbuluar fajtorët e vërtetë të lidhur me VMRO-në

E lexova një analizë të detajuar të emisionit/portalit te njohur "360 gradë" ku sqarohet procedura e licencimit të klubeve të natës/diskotekave. Aty thuhet se...

Tateshi: Ministri i Shëndetësisë të merret me problemet themelore mjekësore, numri i personelit ka rënë në nivel kritik!

Mjeku Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës, ka kritikuar qasjen që ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka ndaj ngjarjeve...

Vazhdojnë tentativat për ta shndërruar tragjedinë e Koçanit në incident me prapavijë etnike!

Një reagim i fuqishëm ka ardhur pas një akti të papranueshëm dhe të dënueshëm të disa të rinjve adoleshentë maqedonas në Komunën e Butelit,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu