Ish-përgjegjësi i sigurisë në diskotekën në Koçan: Izolimi është bërë me materiale të lira! E njoftova se po hynin të mitur, por tha lëri të harxhojnë paratë

Blagojço Georgiev, ish-përgjegjës për sigurinë e lokalit të natës ku ndodhi tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, ka dhënë një intervistë për mediat, ku ka fajësuar pronarët e diskotekës për shumë parregullsi.

Ai tha se gjatë periudhës që është marrë me sigurinë e klubit, ka vërejtur një sërë problematikash. Sipas tij, izolimi në klub është bërë nga materiale të lira dhe leja e funksionimit ka qenë e dyshimtë.

“Më dhemb shpirti, ka dy vjet që njerëzit e mi e sigurojnë diskotekën. Shefi është i pangopur, nuk ka gjë të tillë, aq shumë i do paratë. E di që e gjithë pjesa e brendshme është e veshur me izolimin më të lirë, sfungjerin!

Unë kam qenë prezent teksa po e bënin! Dhe tani dikush do të më akuzojë se po e them këtë? Më akuzojnë 60 familje, 30 persona në spital!” ka thënë Georgiev, mes lotësh, duke shtuar se ndihej i dëshpëruar për atë që kishte ndodhur, sipas Index.hr.

Georgiev tha se e ka paralajmëruar pronarin për praninë e të miturve në diskotekë. Ai shton se pronari nuk e mori seriozisht këtë problem. “I thashë po vijnë fëmijë 15 vjeç, dhe ai më thoshte le t’i lënë për lekët që ne t’i fitojmë.

Kush e ka dhënë lejen për atë vrimë të një diskotekaje, kush i ka bërë kontrollimet? Unë personalisht kam raportuar se ka pasur një tufë të mitur brenda dhe në fund më rezulton se unë jam problemi. Unë flas për sistemin, jo për individët”, tha ai.

Të paktën 59 persona humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë u plagosën nga një zjarr që shpërtheu në klubin e natës “Pulse” në Koçan, Maqedonia e Veriut. Klubi më vonë u zbulua se funksiononte me një licencë të falsifikuar, dhe nga kontrolli u konstatuan dështime të rënda sigurie.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

Qyteti japonez që SHBA-ja e bombardoi 12 orë para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore

Kur lufta ishte drejt fundit, një qytet i vogël japonez u dogj nga një sulm që shumë njerëz e quajnë të panevojshëm. Kumagaya u...

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Shërbimet britanike të sigurisë kanë zbuluar një rrjet të gjerë spiunësh rusë dhe njësi të inteligjencës ushtarake të përfshira në një fushatë disa-vjeçare sulmesh...

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se përleshjet pas tërheqjes së forcave siriane nga Suwayda në...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

Kapiten Shkëlqim Raci, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu