Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Lila: Organizimi i U21 me Serbinë, nder i madh për Shqipërinë

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila ka folur rreth organizimit të Kampionatit Evropian U21 në vitin 2027.Lila ishte pjesë e Shqipërisë në vitin 2014, atje ku kuqezinjtë u sulmuan brutalisht në Beograd, nga tifozët dhe futbollistët e Serbisë.

Megjithatë, tashmë ai shprehet se është nder i madh që Shqipëria së bashku me Serbinë janë përzgjedhur si organizatore e Kampionatit Evropian U21 në vitin 2027.Mesazhi i plotë i Andi Lila:

“Të nderuar përfaqësues të federatave pjesëmarrëse. Është nder i madh për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Shqipërinë, që është zgjedhur së bashku me Serbinë si organizatore e Kampionatit Evropian U21 në vitin 2027.“Ky është një moment historik për ne dhe mundësi unike për të dëshmuar aftësinë tonë për të pritur evente të nivelit ndërkombëtar

“Shqipëria ka treguar se është e aftë për të organizuar aktivitete madhore si finalen e UEFA Conference League të vitit 2022.“Ky kompeticion nuk është vetëm festë e futbollit, por edhe një mundësi për të nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe për të promovuar vlerat tona si mikpritjen, pasionin dhe dashurinë për lojën e bukur.

“Ne dëshirojmë t’i tregojmë Evropës, jo vetëm aftësinë tonë për të organizuar, por edhe kulturën dhe bukuritë natyrore të vendit tonë.“Ju ftoj që krahas emocioneve të ndeshjeve, të shijoni Shqipërinë dhe të përjetoni nga afër traditën tonë të bujarisë dhe mikpritjes. Faleminderit UEFA, ju mirëpresim me krah-hapur”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu