Incidenti, Vjosa Osmani më nuk do të udhëtojë përmes Aeroportit të Shkupit

Saga e polemikave mes presidentes Vjosa Osmani dhe autoriteteve maqedonase ka vazhduar edhe të premten. Presidenca ka reaguar pasi Agjencia e Aviacionit Civil të Maqedonisë së Veriut konstatoi se Aeroporti i Shkupit ka vepruar me Osmanin në bazë të standardeve ndërkombëtare. Në një përgjigje për KOHËN, Presidenca bëri të ditur se Osmani më nuk do të udhëtojë përmes këtij aeroporti.
Presidentja Vjosa Osmani ka vendosur të mos përdorë më Aeroportin e Shkupit për udhëtime jashtë vendit, për aq kohë sa, sipas Presidencës, ky institucion nuk respekton rregullat ndërkombëtare.

Agjencia e Aviacionit Civil të Maqedonisë së Veriut konstatoi se Aeroporti nuk shkeli rregullat gjatë trajtimit që Osmani e cilësoi si skandal diplomatik. Në raport theksoi se presidentja e Kosovës ka refuzuar t’u nënshtrohej kontrolleve të caktuara të sigurisë edhe në dy raste të tjera.

Në një përgjigje për KOHËN, Presidenca e mohoi këtë dhe kumtoi vendimin për të mos e përdorur më Aeroportin e Shkupit.

“Të vetmit që kanë bërë shkelje në këtë rast, dhe madje të rëndë, janë autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Do të ishte mirë të fillonin të respektonin të njëjtat rregulla që respektohen kudo në botë, të cilat ata fare lehtë do të mund t’i konfirmonin me çdo aeroport në Evropë dhe përtej. Deri atëherë Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit nuk do të përdoret më nga presidentja”, thuhet në përgjigjen e tyre.

E, sipas Agjencisë së Aviacionit Civil të Maqedonisë së Veriut, zyrtarët e Aeroportit të Shkupit kanë vepruar në bazë të standardeve ndërkombëtare në raport me presidenten Osmani.

“Nëse zyrtarët në TAV Maqedoni do të vepronin ndryshe nga rregullat e përcaktuara dhe do të lejonin lëshime dhe shmangie të procedurave të parapara, do të përballeshin me sanksione serioze nga Agjencia e Aviacionit Civil si organ përgjegjës për rregullimin e tyre”, ka thënë ACC-ja.

Por në një reagim të Presidencës përkitazi me raportin, është theksuar nga zyrtarët maqedonas se janë shkelur rregullat ndërkombëtare. Sipas Presidencës, pas incidentit të fundit Osmani nuk është kthyer nëpërmjet Aeroportit të Shkupit, meqë ekipi i saj ka vlerësuar se “nuk ekzistojnë as kushtet bazike të sigurisë për një gjë të tillë”.

E veprimin e autoriteteve maqedonase e arsyetoi ekspertja e aviacionit në Montreal të Kanadasë, Ruxandra Botez. Por, theksoi se qasja e demonstruar në këtë rast vlen kur aeroporti përdoret si tranzit.

“Në këtë rast ajo është dashur të kontrollohej si të gjithë qytetarët e tjerë, besoj (edhe nëse vendet janë aq afër njëra-tjetrës dhe do të prisnim që të gjithë në Maqedoninë Veriore ta njihnin presidentin e Kosovës). Nga ana tjetër, sigurisht që ka rregulla të ndryshme për zyrtarët (Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike) kundrejt pasagjerëve jozyrtarë. Unë besoj se nëse zyrtarët nuk udhëtojnë ‘zyrtarisht’ në një vend (edhe gjatë një ndalese), ata mund të mos trajtohen si ‘zyrtarë’… dhe mund të trajtohen si pasagjerët e tjerë”, u shpreh Botez.

E, në lidhje me praktikat që aplikohen në Kosovë, KOHA nuk ka marrë përgjigje nga Aeroporti i Prishtinës. Ndërkaq zyrtarë të Aviacionit Civil kanë udhëzuar që për këtë çështje të merren informacione në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Departamentin e Protokollit të Shtetit, por as këto institucione nuk kanë kthyer përgjigje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Armët sekrete që ka blerë Serbia/ Karamuço: Gjatë një parade në shtator, ushtria do tregojë armët që posedon

Në një kohë tensionesh gjeopolitike globale dhe me luftërat ne Europën Lindore dhe Lindjen e Mesme, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një deklaratë...

Aeroportet e Stambollit regjistruan 50 milionë pasagjerë në pesë muaj

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve (DHMI), aeroportet e Stambollit kanë pritur 49.9 milionë pasagjerë në pesë muajt...

Shtëpia e Bardhë: Trump ratifikon marrëveshjen me Kinën për mineralet e rralla

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare me Kinën, njoftoi Presidenti i SHBA-ve Donald Trump gjatë një eventi. Marrëveshja u konfirmua edhe...

Pentagoni publikon pamje që tregojnë si funksionojnë bombat ‘bunker-buster’

Në këto pamje shihet GBU 57 MOP (Massive Ordnance Penetrator), një bombë me një peshë prej 13 ton, duke depërtuar nëntokë dhe më pas...

Khamenei sfidon SHBA-në: Nuk arritën asgjë me sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka hedhur poshtë pretendimet amerikane për dëmtim të programit bërthamor iranian, duke deklaruar se SHBA-të “nuk arritën...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu