Incidenti në aeroportin e Shkupit, Jakupi: Tregues i qartë i politikave nënçmuese të VMRO-së ndaj shqiptarëve

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Berat Jakupi tha se skandali në aeroportin e Shkupit ku pati një incident ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ështe tregues i qartë i politikave nënçnuese të VMRO-DPMEN-së ndaj shqiptarëve. Jakupi tha se nga VLEN nuk ka pritshmëri pasi sipas tij, ata kanë dëshmuar se nuk kanë vullnet dhe kapacitet për t’i mbrojtur shqiptarët.

“Skandali i djeshëm në aeroportin e Shkupit, ku sigurimi tentoi të kontrollojë çantën dhe telefonin e presidentes së Kosovës, zonjës Osmani, është një tregues i qartë i politikave nënçmuese të VMRO-DPMNE ndaj shqiptarëve. Politikat e tyre diskriminuese reflektojnë në çdo pore të jetës së përditshme dhe kanë ndikuar deri tek rojtari i thjeshtë i aeroportit.

Këto veprime të ulëta nuk janë vetëm një sulm ndaj presidentes Osmani, por edhe ndaj gjithë shqiptarëve. Ato janë pasqyrë e një mentaliteti që ka zënë rrënjë thellë në shoqërinë maqedonase, ku urrejtja dhe diskriminimi ndëretnik janë bërë normë. Politikat e VMRO-DPMNE janë përgjegjëse për këtë situatë dhe është koha që ata të mbajnë përgjegjësi për pasojat e veprimeve të tyre.

U bëj thirrje udhëheqësve të VMRO-DPMNE të reflektojnë dhe të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë. Këto veprime të papërgjegjshme nuk i shërbejnë askujt dhe vetëm nxisin urrejtje dhe ndasi. Është në interesin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të ndërtojmë një shoqëri të bazuar në respekt dhe barazi.

Përsa i përket partisë shqiptare në pushtet, VLEN, nuk kam asnjë pritshmëri. Ata kanë treguar qartë se nuk kanë as kapacitetin dhe as vullnetin për të mbrojtur shqiptarët, dhe aq më pak për të kushtëzuar VMRO-DPMNE që të ndryshojnë qasjen e tyre. Mungesa e veprimit të tyre është një dështim i madh për të gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Nuk mund të pranojmë më që të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë në vendin tonë. Është koha për një reflektim të thellë dhe për ndryshime të vërteta që do të garantojnë barazi dhe respekt për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia etnike. Kërkojmë që të gjithë qytetarët të ngrihen kundër këtyre politikave të padrejta dhe të luftojnë për një të ardhme më të drejtë dhe më të barabartë”, tha Jakupi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu