Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti i është përgjigjur Hrisjan Mickosit pasi ky i fundit tha se Dauti duhet ta vendosë në rend dite prpozimin për “branitellat”. Dauti tha se nuk pranojnë urdhëra dhe shtoi se, kryeministri duhet ta dijë se pushteti ekzekutiv nuk ka të drejtë të ndërhyjë në pushtetin legjislativ. Dauti deklaroi se të gjitha palët duhet trajutar në mënyrë të barabartë dhe shtoi se, përderisa kjo nuk ndodhë, nuk do ta vendos atë pikë në rend dite.