“I kemi votat për qeveri” – A është kjo “loja” e re e VV-së për të bërë fajtore opozitën për bllokim të kuvendit?

“I kemi votat për qeveri”, “Na provoni”, kështu po janë deklarimet e disa prej akterëve të VV-së ditëve të fundit.
I pari që e filloi këtë është kryeministri Albin Kurti që i kërkoi opozitës ta votojnë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, që ta testojnë atë se a i ka votat për qeveri, shkruan lajmi.net

“Ata nuk besojnë që unë nuk i kam 61 vota për kryeministër. Unë iu them atyre ‘me testoni’. Nëse ata besojnë që Albin Kurti s’i ka 61 vota të deputetëve për t’u bërë kryeministër përsëri, e kanë në dorë të më besojnë. Le ta votojnë Albulenën dhe le të më testojnë mua. Nëse unë dështoj, pikërisht kjo do të ishte fitore për ta. Nuk do të ishte fitore për ta duke e bllokuar Kuvendin dhe duke pamundësuar korumin”, kishe deklaruar Kurti për RTK-në ditë më parë.

Të njëjtën mendësi e deklaratë e dëgjuam edhe sot para fillimi të seancës së 21-të për konstituimin e kuvendit.

Deputetja e VV-së, Arbëresha Kryeziu-Hyseni përkundër që tashmë kemi 21 tentime të dështuara për të konstituar kuvendin, deputetja e VV-së tha se VV i ka votat për qeveri, shkruan lajmi.net

“Ne i kemi votat që ta formojmë qeverinë, kjo është arsyeja pse po vazhdon bllokada. Opozita është e vetëdijshme që VV i ka votat për krijimin e qeverisë edhe meqenëse nuk po duan të shohin edhe një Qeveri Kurti duke vazhduar edhe një mandat tjetër, po e mbajnë të bllokuar konstituimin e kuvendit.”, u shpreh Kryeziu-Hyseni.

Por, ajo që po e shohim në realitet është që VV s’po i ka votat për ta zgjedhur kryetare të parlamentit, Albulena Haxhiun. Tashmë kanë kaluar 21 seanca dhe VV po dështon ta ketë shumicën parlamentare.

Opozita po bën thirrje ndaj Kurtit e VV-së që të ketë reflektim për ta ndryshuar kandidaten, që të tejkalohet ky ngërç politikë.

VV po i kërcënon opozitën se nëse nuk e votojnë Haxhiun, atëherë edhe ata mund të mos ua votojnë nënkryetarët për kuvend./lajmi.net/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu