I diplomuar me notën 9, prej vitesh punon në Higjienën Komunale pa vendim pune!

Besim Ismaili është një ndër shumë të punësuarit në Higjienën Komunale (HK) të Shkupit, ai ka diplomuar në fakultetin pedagogjik me notën mesatare 9. Por edhe pse i diplomuar, sot që herët në mëngjes kujdesej për pastërtinë e qytetit të Shkupit.

“Edhe pse jam me fakultet pedagogjik jeta është dinamike dhe me një rrogë nuk mund të mbash familjen. Me çfarë note e ke përfunduar fakultetin? Me 9”, tha Besim Ismaili – punonjës në HK.

Edhe pse 10 vite që është i punësuar në Higjienën Komunale ai thotë se ende nuk ka vendim pune.

“Është shumë e rëndë edhe pse me përvojë, thuan do të japim vendim por nuk e realizojnë atë që thuan, edhe pse jam me fakultet pedagogjik të mbaruar nuk di si të them se si jam duke jetuar. Ke mbaruar fakultetin pedagogjik? Po e kam mbaruar në Karposh por realiteti është ky që jam duke punuar sot. Për të mbajte familjen u punësova në Higjiene Komunale, dhe ja ku jam. 10 vite nuk ke vendim? Jo, nuk kam, kjo është fakt”, u shpreh Besim Ismaili – punonjës në HK.

Lidhur me arsyen e mos marrjes së vendimit të punës, tentuam të marrim përgjigjën nga Higjiena Komunale e qytetit të Shkupit, por nuk morëm asnjë përgjigje.

Ndërkohë përveç Besimit, që herët në mëngjes ishin angazhuar edhe shume punonjës të tjerë të ndërmarrjes së Higjienës Komunale të Shkupit të cilëve u ishte shtuar puna pas ndeshjes së futbollit e cila u zhvillua gjatë mbrëmjes së djeshme dhe gjithçka lanë pas tifozët ishin mbeturinat e shumta përreth stadiumit. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulm i rëndë në redaksinë e INFOMAX – thyen dyert, sulmon gazetarët dhe kërcënon: Kush jeni ju që të shani Kryeministrin Mickoski?

Në orët e vona të natës, gjatë transmetimit live të emisionit “Teski Muhabeti” në mediumin INFOMAX, ka ndodhur një incident i rëndë. Një person...

Bia – Dolces: A je për trileqe? (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia i është drejtuar Dolces me një pyetje. “A je për trileqe?”- ka qenë pyetje e Bias, e cila...

Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në...

Mickoski vendos të krijojë ‘Shtabin e Krizës’ për protestën e 13 dhjetorit: OVL UÇK po krijon tensione të panevojshme

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar krijimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit, gjë që sipas OVL-UÇK-së po krijon tensione të panevojshme. Në...

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale më 13 dhjetor

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, kanë dalur në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale. Në njoftim thuhet se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu