I dëshpëruar? Java e fundit e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden, në javën e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë, për t’u rikthyer (ose jo) te Partia Demokratike, ndaj së cilës “shërbeu” për më shumë se gjysmë shekulli. Me një karrierë të suksesshme në politikë, vite të tëra si Demokrat i Lartë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, si Zëvendës President e së fundmi si Kreu i Shteteve të Bashkuara. Pavarësisht kësaj, ditët e tij të fundit në zyrë, duket se po i përjeton me trishtim.

A ndihet Biden i tradhëtuar apo i zhgënjyer me veprimet e tij?

Në shkrimet e mediave amerikane shkruhet rëndom se Biden është në nivelin më të ulët historik të mbështetjes, madje edhe nga të djathtët. 4 vite më parë ai fitoi besimin e 97% të demokratëve, ndërsa sot kjo shifër ka shkuar në 37%. Ata që dikur e brohoritën, sot ndihen të “lodhur” me të. Përpos largimit nga një detyrë kaq e rëndësishme, nuk ka shpresë për “rikthim në gjirin e partisë së tij”. Më shumë se gjysma e demokratëve nuk kanë pritshmëri e mbase as nuk dëshirojnë ta shohin Biden si udhëheqës të kësaj force politike.

Që pas ditës së zgjedhjeve, ka pasur një heshtje gati “universale” lidhur me çdo prononcim të tij. Por ajo që vlen të theksohet është se kokëfortësia e Biden, pavarësisht gabimeve politike, e ka bërë të duket akoma më keq në sytë e demokratëve. Edhe në një intervistë të kohëve të fundit deklaroi se “ndoshta ai do ta mundte Trump”. Demokratët dhe mbase gjithë populli amerikan nisi të “bezdisej” me Presidentin që kur ai bënte gafa në takime, evente apo ngjarje me rëndësi. Edhe veprimet pas dorëheqjes nuk u pritën mirë (si ai i faljes së djalit të tij Hunter Biden apo vlerësimi që ka bërë ndaj George Soros).

Megjithatë, për Biden ka nisur numërimi mbrapsht. Ai nuk arriti të realizonte as dëshirën e tij që vizitën e fundit si President ta bënte në Vatikan, kjo prej situatës së zjarreve në Kaliforni.

Megjithatë, nuk është hera e parë që amerikanët nuk e ‘përcjellin’ mirë një President. Edhe në kohën e largimit të Obamës pati një reagim të ngjashëm në masë. Muajt e fundit të pushtetit të George W.Bush ishin po ashtu kaotikë. Ajo që ndodh më pas është interesante. Populli amerikan e ka treguar se në raste të tilla, ka nevojë për një shkëputje. Vetëm pas kësaj, jep shanse të dyta!

Të Hënën, Biden do mbajë dy fjalimet e lamtumirës me shpresën se një ditë kombi i tij do ta “simpatizojë” përsëri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu