Hovenier: Mbështesim autoritetet kosovare – SHBA nuk spekulon se kush është fajtori

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, ka ripërsëritur se dënojnë ashpër sulmin që ndodhi në kanalin e Ibër-Lepencit të premten mbrëma.

Hovenier pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti ka thënë SHBA-ja mbështet autoritetet kosovare në kryerjen e hetimeve, dhe se ende është herët të dihet se kush është përgjegjës. Ai ka deklaruar se në këtë pikë SHBA-ja nuk është në gjendje të thotë se kush qëndron prapa sulmit të së premtes në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

“Sapo përfunduam takimin me kryeministrin Albin Kurti ku diskutuam më shumë rreth sulmit që ndodhi të premten mbrëma. Ajo që mund të them dhe po e ripësirë që ne dënojmë fuqishëm këtë sulm mbi infrastrukturën kritike të Kosovës…Në këtë pikë, Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të thonë se kush qëndron prapa sulmit. Është herët për një gjë të tillë dhe këto gjëra kërkojnë hetim të kujdesshëm. Ajo që mund të them është se institucionet e Kosovës kanë mbështetjen tonë. Gjithashtu nuk jam në gjendje të përjashtoj asnjë grup, shtet apo ndonjë gjë tjetër. Është shumë herët, nuk e dimë ende”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se autorët e këtij akti duhet të gjenden dhe të mbahen përgjegjës.

“SHBA mbështet autoritetet kosovare në kryerjen e hetimeve dhe që autorët të gjenden dhe të mbahen përgjegjës. Këto akte dhune janë të pa tolerueshme dhe rrezikojnë qytetarët”, tha Hovenier.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu