Holanda kualifikohet në çerekfinale me paraqitje bindëse

Holanda ka dominuar plotësisht ndaj Rumanisë dhe në fund ka fituar 3:0, për të bërë vend në çerekfinale të Evropianit “Gjermania 2024”.

Të martën pasdite në Munih, holandezët e kanë zhvilluar ndeshjen më të mirë të tyre në Evropian. Kanë sulmuar gjatë gjithë kohës, ndërsa kanë shënuar nga një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë për të bërë vend në mesin e tetë përfaqësueseve më të mira evropiane.

Cody Gakpo ishte më meritori për fitoren e Holandës. Ai në minutën e 20-të gjuajti bukur nga zona për epërsinë 1:0. Topi shkoi në këndin ku ishte portieri rumun, por përfundoi në rrjetë.

Në fillim të pjesës së dytë Gakpos iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, por ai nuk u ndal. Në minutën e 83-të shpërtheu në zonë duke mbajtur në lojë një top që dukej i humbur. Në fund asistoi për Donyell Malen që shënoi për 2:0.

Malen në minutën e 93-të e shënoi golin për 3:0, pas një kundërsulmi të holandezëve.

Holanda në një të tetën e finales u kualifikua si e treta e Grupit D. Në grup mbeti prapa Austrisë dhe Francës, ndërsa regjistroi një fitore, një barazim e një humbje. Rumania e fitoi Grupin E ku nga katër pikë i kishin të gjitha katër përfaqësueset. Por rrugëtimi i rumunëve ka përfunduar në një të tetën e finales.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu