Rron Gjinofci shpërndan propagandë për të shtrembëruar historinë e luftës së UÇK-së

Aktivisti i njohur i OJQ-ve të financuara nga fondacionet e George Soros, Rron Gjinofci, ka shpërndarë në rrjetet sociale një status provokues ku sulmon simbolet kombëtare dhe historinë e luftës çlirimtare të Kosovës. Në një gjuhë ofenduese dhe përçarëse, Gjinofci ka akuzuar Shqipërinë si “çudovishte” që historikisht ka tradhtuar Kosovën, duke listuar periudha të caktuara historike sipas versionit të tij personal.

Në statusin e tij, ai pretendon se një shtetas shqiptar “ka ardhur të shkelë flamurin” e Kosovës, duke përmendur emra të heronjve dhe sportistes Majlinda Kelmendi si pronë ekskluzive e një narrative që ai vetë shpik. Ai injoron faktin historik se UÇK-ja dhe forcat çlirimtare kanë luftuar nën flamurin kuqezi – simbol i përbashkët kombëtar i shqiptarëve kudo.

Ky lloj diskursi jo vetëm që përpiqet të rishkruajë historinë, por nxit edhe përçarje mes shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri. Në vend që të kontribuojë për unitetin kombëtar, Gjinofci zgjedh të promovojë ndasi, duke përdorur një gjuhë që shkon në shërbim të agjendave të huaja dhe jo interesave të shqiptarëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti-gazetares: I thoni pronarit të televizionit tuaj t’ia kthejë Telekomit 62,2 milionë euro, lëri albuminat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prononcimit për media pas vizitës në Klinikën e Kardiologjisë, ka reaguar ashpër në pyetjen e gazetares...

Zyrtarët ushtarakë paralajmërojnë se pushtimi i Gazës do ta sillte vdekjen e shumë ushtarëve

Zyrtarët ushtarakë izraelitë besojnë se nëse Izraeli e çon përpara planin për ta pushtuar plotësisht Rripin e Gazës, kjo do të çonte në viktima...

Dodik humb mandatin si president i Republikës Srpska

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës ka marrë një vendim unanim për t’ia hequr mandatin Milorad Dodikut si president i Republikës Srpska Komisioni Qendror...

Dehari sërish për Kërçovën – BDI zyrtarizon edhe disa kandidatë për kryetarë komunash

Arbër Ademi ka dalë në paraqitje para mediave pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël dhe ka kumtuar edhe disa nga emrat e...

Inteligjenca kroate: Serbia e Rusia po destabilizojnë rajonin

Shërbimi i inteligjencës kroate ka hartuar një raport për sigurinë në rajonin e Ballkanit. Aty përmendet rasti i sulmit terroristë në Banjskë dhe projekti...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu