“Himni”, Janevska: me VLEN-in kishim marrëveshje, BDI-ja ishte kundër

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska thotë se sërish në Kuvend do ta dorëzojnë Propozim-ligjin për arsim të mesëm, me të cilin parashihet që himni shtetëror të intonohet në fillim dhe në fund të vitit shkollor dhe në manifestimet e shkollave.

“Pr/ligji duhet të parashtrohet sërish, por do ta përmirësojmë taksin, unë ju them ndoshta gjithmonë mundet më mirë, do të kemi periudhë të caktuar që ta përmirësojmë taksin dhe nëse kemi lëshuar diçka, ta përmirësojmë, por gjithsesi është patjetër që të shkojë ai ligj”, tha mes tjerash Janevska në Sitel.

Janevska thotë se për këtë çështje janë konsultuar me ekspertë, dhe se do të aktualizohet sërish në të ardhmen.

“Diçka që e kemi menduar se është pjesë e diçkaje që do ta përforcojë komponentin e edukimit, por edhe integritetin e qytetarëve tanë, por normalisht edhe patriotizmin e qytetarëve tanë, për kujdesin për shtetin e tyre. Sepse kjo u shndërrua në temë tjetër, e jo temë për arsimimin, vlerësoj që është e përshtatshme që të tërhiqet ligji, t’i kalojmë të tjerat, kur të vijë koha do ta kthejmë”, shtoi Janevska.

Ministrja shton se me këtë Pr/ligj rregullohen shumë çështje të tjera në arsim, por që BDI “u kap” vetëm për çështjen e himnit.

“Ligji për Arsim të Mesëm, ligji kontestues, ku ishte paraparë edhe dispozita për himnin, ofron diçka që nuk është rregulluar në 20 vjetët e funditm ndërsa është dashur të rregullohej. Për shembull, rregullimi i provimit të maturës, në shkollat e mesme profesionale, të gjimnazeve, nxënësit mjeshtër me arsim tre vjeçar, pastaj ka komponentën inkluzive të nxënësve me pengesa, që deri tani nuk e kemi pasur, pastaj e kemi një element që është i rëndësishëm, që deri tani nuk ka qenë, është këshilltari profesional i nxënësit. Kemi rritje të mjeteve për multikulturalizëm. Shumë elemente të rëndësishme, që mund të diskutoheshin, përveç kësaj ku u kap BDI”, tha Janevska.

E pyetur në lidhje me deklaratat e VLEN dhe BDI që mundohen të marrin mbi vete “meritat” për tërheqjen e pr/ligjit, ministrja mendon se “për momentin, kjo është hyrje në një lloj fushate parazgjedhore të hershme”.

“Më duhet ta them se gjithë këtë periudhë, deri sa BDI nuk e problematizoi çështjen, ne kemi pasur shumë bisedime, negociata dhe marrëveshje korrekte me VLEN-in”, shtoi Janevska.

Më 20 dhjetor, qeveria tërhoqi projektligjin për arsimin e mesëm me të cilin parashikohej që himni shtetëror të intonohet në fillim dhe në fund të vitit shkollor dhe në në manifestime nëpër shkolla.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fidan bisedë telefonike me sekretarin Rubio, diskutojnë për luftën Rusi-Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan zhvilloi bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, raporton Anadolu. Sipas informacioneve të marra nga...

Ukrainasit “ia marrin dorën” sulmeve, pas avionëve hedhin në erë me eksploziv urën e Krimesë

Shërbimet Sekrete Ukrainase goditën një shtyllë nënujore në një operacion të përgatitur mirë – Trafiku në urën e Krimesë është ndërprerë përgjatë gjithë gjatësisë...

La Amerikën dhe iu bashkua ISIS-it, shqiptari dënohet me 10 vite burg

Një gjykatë federale në Uashington ka dënuar me 10 vjet burg një person nga Kosova me shtetësi amerikane, Lirim Sylejmani, për shkak se është...

Osmani e Kurti: “Defender Europe”, dëshmi se Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë deklaruar se organizimi i ushtrimit ndërkombëtar ushtarak “Defender Europe” është dëshmi që Kosova është...

Boban Stefkovski favorit kryesor i VMRO-së për Shkupin – shpallja e kandidaturës pritet këtë muaj

Shkup, 2 qershor 2025 – VMRO-DPMNE është në fazën përfundimtare të vendimmarrjes për kandidatin e saj për kryetar të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu