Heroinat shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani!

Të premten një grua me origjinë gjermane ka sulmuar udhëtarët në autobusin për Siegen dhe ka plagosur gjashtë persona. Tragjedia mund të kishte qenë shumë më e madhe, por në autobus ishin edhe disa gra shqiptare…

“Pas asaj që ka ndodhur në Solingen dhe asaj që po diskutohet për thikat dhe kriminelët me origjinë të huaj, duhet thënë shumë qartë se çfarë ka ndodhur në autobusin që po qarkullonte nga Neunkirhcen për Siegen, sepse gjërat nuk janë bardh e zi”, deklaroi kryetari i bashkisë Siegen Steffen Meus para shumë njerëzve që ishin mbledhur të shtunën (31.08) në festën e këtij qyteti. Këto fjalë u shoqëruan me duartrokitje të mëdha, sepse ajo që ka ndodhur në këtë autobus është një tragjedi e paparë, e cila ka mundur të jetë edhe shumë më e rëndë, raporton DW, transmeton albinfo.ch.

Ditën e premte, më 31 gusht, në afërsi të qytetit Siegen, një grua me origjinë gjermane, sipas të gjitha gjasave me probleme psikike, ka sulmuar njerëzit në autobus me thikë dhe ka plagosur gjashtë persona. Dy prej tyre ende janë në rrezik për jetën. Tragjedia, sipas fjalëve të kryebashkiakut Meus, mund të kishte qenë tragjedi edhe më e madhe. “Por tri gra me sfond migrantësh e kanë ndalur sulmuesen dhe e kanë evituar një tragjedi me përmasa më të mëdha”, thotë kryebashkiaku.

Gratë shqiptare shmangin një tragjedi me më shumë pasoja

Deutsche Welle merr vesh se këto gra që kanë evituar një tragjedi shumë më të madhe në autobus janë me origjinë shqiptare. Ato janë A. L., A.K. dhe B. R. (Redaksia e Deutsche Welles në shqip i ka edhe emrat e plotë të tyre dhe fotografitë, por për shkak të gjendjes së tyre dhe shokut që kanë përjetuar, për momentin nuk do t’i publikojmë). Ne kemi biseduar me B. R-P, e cila shpjegon se çfarë ka ndodhur. Ato kanë qenë së bashku me katër fëmijë duke shkuar në festë në qytetin Siegen.

“Kemi qenë në autobus duke u kënaqur, duke kaluar jashtëzakonisht mirë, duke qeshur e argëtuar me fëmijë… papritur është dëgjuar një piskamë. E kam parë që një grua po qëllonte të tjerët me thikë. Ka dashur të sulmojë edhe fëmijët tanë… A. L. ia ka kapur thikën me dorë dhe së bashku me A. K. e kanë kapur e kanë rrëzuar këtë grua. Unë kam kapur fëmijët dhe i kam nxerrë jashtë me shpejtësi… jam kthyer në autobus dhe ia kam marrë nga dora një çantë sulmueses… ia kemi nxjerrë thikën nga dora dhe e kemi shtrirë për toke. Njëra e mbante për duar, tjetra për këmbë… dikur ajo gruaja bërtiti “ich erbege mich” (dorëzohem)… u ul me një karrikë në autobus dhe aty e kemi mbajtur duke pritur derisa sa të vinte policia… Autobusi ishte përplot me gjak në të gjitha anët,,, ishte tmerr”, rrëfen në një bisedë me telefon për DW B. R. e cila gjatë bisedës shpesh ndalonte dhe ofshante.

Vetëm pas daljes nga autobusi A.L. ka vërejtur se në dorë kishte një plagë të madhe nga thika. Ajo dhe të lënduarit tjerë janë dërguar menjëherë në spital. A.L. dalë ndërkohë nga spitali dhe tani është më mirë me shëndet. Por shoku i tyre është ende i madh.

Trajtimi nga autoritetet

B. R. shpjegon se ato i kanë vizituar edhe autoritetet e qytetit. Kryetari i bashkisë i ka falënderuar për guximin e treguar dhe për faktin që me siguri kanë shpëtuar edhe shumë të tjerë, që mund të kishin rënë viktimë. Të premten gjatë natës janë trajtuar edhe nga psikologë, por për fat të mirë, ato kanë edhe familjet e tyre pranë vetes. Megjithatë frika dhe ankthi ende janë të mëdha. “Sa herë i mbyll sytë, më paraqiten ato pamje të tmerrshme”, thotë B. R./Albinfo.ch

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kadriu për shkrirjen e VLEN-it: Gjithçka që fillon me manipulime, ashtu edhe përfundon

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Gzim Kadriu, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj partnerëve të koalicionit VLEN, duke i akuzuar ata për...

Ali Ahmeti në vizitë tek Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Sot, gjatë vizitës sime në Prishtinë, pata kënaqësinë të pritem nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, me të cilën zhvilluam një...

Arbër Hajdari zbulon emrin e banores që ka telefonuar pas mbarimit të BBV, por pse?

Në një intervistë të parë pas mbarimit të “BBV” në “Ftesë në 5” Arbër Hajdari ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të ndërtuara në...

Mbaron mbledhja e VLEN-it, zyrtarizohet shkrirja e LD, Besës dhe AAA-së! Formohet kryesia, por kur kryetari?

Ka mbaruar mbledhja e koalicionit VLEN në të cilën morën pjesë Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi bashkë me anëtarët e kryesisë së...

Idrizi: Do të hiqet tabela vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë

Drejtori i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, Arsim Idrizi ka reaguar lidhur me tabelën e vendosur vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë. “E informojmë opinionin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu