Heqja e gjuhës shqipe në Bllacë, Shaholli: Ndryshimi që nuk VLEN

Shkruan Medai Shaholli

Ndryshimi që nuk VLEN!
Heqja e mbishkrimit të gjuhës shqipe nga tabela e rrugës Shkup–Bllacë që të shpie për në Kosovë, përbën skandalin e radhës së ndryshimit nga qeveria e re e koalicionit.
Ky pra ishte fillimi i “ndryshimit” vërtetë të proklamuar me zë të lartë nga vlenistët gjatë fushatës zgjedhore.
Ky është fillimi ku akoma gjë s’kemi parë sepse më e keqja nuk ka ardhur.

Fillimi i tetorit do të jete muaji i baltosjes se gjuhës shqipe kur siç ka thënë vete kryekomiti Micko, se pritet Gjykata kushtetuese e ndikuar nga ndjenjat e shovinizmit dhe të supremacisë ndaj kombeve te tjerë do ta shfuqizoj ligjin për gjuhët edhe ashtu denigrues.

Ky ishte “ndryshimi” që trimat e VLEN-it u premtuan shqiptarët se bashkë me ta do të vinte “ndryshimi” që sapo ka ardhur me denigrimin e gjuhës shqipe apo nisma të tjera kundër identitetit kombëtar te shqiptatarëve si popull autokton në trojet e tyre.

Edhe pse nuk janë mbushur 100 ditët e gurit të provës për qeverinë e koalicionit, ato nuk paralajmërojnë ndryshim por përkundrazi, po na pasqyrojnë një ogur të zi për të ardhmen e shqiptarëve.

Pas këtij skandali le të presim arsyetimet e vlenistëve sesi u hoq mbishkrimi i gjuhës shqipe nga tebela në rrugën drejt Bllacës apo drej Kosovës!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu