Haxhiu i PDK-së për Kurtin: Kaq keq, kaq zi e kaq paftyrësisht e tradhëtish nuk ka vepru as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili sot hodhii akuza ndaj ish kryeministrat Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, për marrëveshje të dëmshme sa i përket Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe. Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka theksuar se “marrëveshja e Ohrit 2023 të cilën e pranoi Albin Kurti, është e mirë vetëm për Serbinë”.

“Dallimi mes vitit 2013 dhe 2023 në dialog është se me marrëveshjen e vitit 2013 ka pasë njohje de-fakto me nënshkrim, ka pasë integrim të Veriut, ndërsa me marrëveshjen e vitit 2023 ka bosnjizim të Kosovës dhe autonomi”, ka shruar ai ndër të tjera.
Postimi i tij j plotë:

Marrëveshja e Ohrit 2023 të cilën e pranoi Albin Kurti, është e mirë vetëm për Serbinë, sepse krijon autonomi për serbët dhe kishen ortodokse serbe, në preambull rikthen rezolutën 1244 duke zhvleftësuar Pavarësinë e Kosovës.

Dallimi mes vitit 2013 dhe 2023 në dialog është se me marrëveshjen e vitit 2013 ka pasë njohje de-fakto me nënshkrim, ka pasë integrim të Veriut, ndërsa me marrëveshjen e vitit 2023 ka bosnjizim të Kosovës dhe autonomi. Ky është kryeministri që mburret edhe kur i bën shërbim Serbisë dhe që ka futur Kosovën nën sanksione. Kaq keq, kaq zi e kaq paftyrësisht e tradhëtish nuk ka vepru as Esat Pashë Toptani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu