Hasani: Faktori ndërkombëtar duhet të reagojë për zhvillimet politike në Maqedoni

Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani tha se Fronti Europian është stabil dhe nuk ka shenja destabilizimi, që siç tha, pavarësisht se disa të tjerë duan që të ketë eksplodim të madh.

Hasani tha se të tjerët nuk duhet gëzuar se dikush del nga Fronti ndërkohë që shtoi se, shkatërrimi i FE nuk është në favor të shqiptarëve.

“Unë mendoj dhe jam i sigurt se Fronti Europian është stabil për momentin dhe nuk shoh asnjë shenjë të destabilizimit dhe përkundër dëshirave të dikujt dikujt që të ndodhë një eksplodim i madh në FE, unë mendoj se kjo punë nuk na shkon në favor të shqiptarëve që të shkatërrohet Fronti Europian dhe tjerët mos të gëzohen pse Menduh Thaçi ka ka dalë nga Fronti ose del një ose dy veta. Misioni është kombëtar nuk është individual”, tha Ilir Hasani në “Daily Click”.

Hasani tha se çështja e integrimeve evropiane është në duart tona. Ai tha se nevojitet një marrëveshje në mes aktorëve politikë në vendin tonë për ndryshimet kushtetuese.

“Të gjithë partitë politike duhet të ulen dhe të kenë një qëndrim. Ndryshimet kushtetuese janë i vetmi kusht për të vazhduar mëtej. Le t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese dhe nëse gjatë rrugës për në BE na del ndonjë pengesë tjetër, atëherë t’u themi se të gjitha vendimet do t’i kthejmë. Kushtetuta është në dorën tonë dhe mund ta ndryshojmë përsëri”, tha Hasani.

Ai tha se është i shqetësuar edhe nga neglizhenca e faktorit ndërkombëtare, të cilët për momentin janë indiferent. Faktori ndërkombëtar, siç tha Hasani, nuk po reagon edhe pse po e shikojnë se Maqedonia por nderon diskurs.

Hasani tha se për eurointegrimet evropiane dhe demokratizimin e shtetit nuk mund të ketë kompromis.

Hasani thotë se pasiviteti i VLEN-it në këtë qeveri po dëmton kauzën shqiptare.

Deputeti i Frontit Europian tha se ligji për veting është dorëzuar në vitin 2020 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, mirëpo nuk ka gjetur mbështetje as nga LSDM dhe as nga OBRM-PDUKM.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sot bëhen 30 vjet nga gjenocidi serb në Srebrenicë – shtatë viktima të tjera do të varrosen në Potoçari

Në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë – Potoçari, sot do të prehen edhe shtatë viktima të tjera të gjenocidit të kryer në korrik të vitit 1995. Tridhjetë...

Danella Arsovska dhe ekipi i saj sulmohen fizikisht në Çair, përfundojnë në spitalin “8 Shtatori”

Kryetarja e Shkupit sulmohet fizikisht në Çair gjatë inspektimit të një ndërtese pa leje Pasditen e sotme, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, së...

Eurodeputetja greke shpërthen me deklarata provokuese: “Jam maqedonase e vërtetë, jo si banorët e Shkupit”

Eurodeputetja greke Afroditi Latinopuli, ka shkaktuar revoltë në Maqedoninë e Veriut, pasi deklaroi se ajo është një “maqedonase e vërtetë krenare”, dhe jo “e...

Bombardimet e impianteve bërthamore/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Izraeli beson se Irani mund të rikthejë uraniumin e pasuruar të “groposur” në njërin prej objekteve të goditura nga forcat amerikane në qershor. Shqetësimi...

Erdogan: Turqia hedh poshtë vërejtjet që mohojnë gjenocidin e Srebrenicës në kundërshtim me vendimet e gjykatës ndërkombëtare

Turqia hedh poshtë të gjitha deklaratat dhe vërejtjet që synojnë të mohojnë gjenocidin e Srebrenicës ose "të lartësojnë kriminelët e luftës" në kundërshtim me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu