Halil Matoshi kërkon që t’i merret shiriti i kapiteni Amir Rrahmanit

Analist, Halil Matoshi, ka reaguar pas ndeshjes të së premtes, ku Kosova ka ndërprerë lojën me Rumaninë.

Matoshi, tha se kapitenit Amir Rrahmanit, duhet të i merret shiriti.

Ai në “Facebook” ka shkruar se deklarata e Rrahmanit se Kosova është Shqipëri, është thirrje që Rumania mos ta njohë Kosovën.

“Amir Rrahmanit duhet t’i merret shiriti i kapitenit të kombëtares! Ajo që e deklaroi kapiteni i Kombëtares kosovare në Press-konferencë se “Kosova âsht Kosovë, Kosova âsht Shqipni” âsht thirrje qe Rumania mos me e njoftë Kosovën e pavarun, e barasvlefshme me deklaratat injorante të Liburn Aliut (ministër në Qeverinë Kurti) se “Kosova âsht projekt i përkohshëm”!? Sepse nëse âsht kështu, me sa mèn kërkohet njohja nga pesë vendet e BE-së (Rumania, Spanja, Sllovakia, Greqia e Qipro)? Pse me u njoftë nji projekt i përkohshëm dhe pse me u respektu nji kombëtare qe nuk qenka kombëtare?“, shkroi ai.

Reagimi i plotë:

1.
Ajo që e deklaroi kapiteni i Kombëtares kosovare në Press-konferencë se “Kosova âsht Kosovë, Kosova âsht Shqipni” âsht thirrje qe Rumania mos me e njoftë Kosovën e pavarun, e barasvlefshme me deklaratat injorante të Liburn Aliut (ministër në Qeverinë Kurti) se “Kosova âsht projekt i përkohshëm”!?
Sepse nëse âsht kështu, me sa mèn kërkohet njohja nga pesë vendet e BE-së (Rumania, Spanja, Sllovakia, Greqia e Qipro)?
Pse me u njoftë nji projekt i përkohshëm dhe pse me u respektu nji kombëtare qe nuk qenka kombëtare?

2.
Pse i turreni Rumanisë, kur Kosovën e trajtoni projekt të përkohshëm, pjesë e nji shteti tjetër ose thjesht joekzistuese!?
A i ka tregu dikush (ai që e ka emnu kapiten skuadre?) Rrahmanit se ai luen në Ligën e Kombeve si pjesë e kombëtares kosovare e jo për mahallen e vet!?
A e di ai se kapiten i kombëtarës shqiptare âsht Berat Xhimshiti dhe Shqipnia âsht shtet sovran – konkurrent i Kosovës dhe Rumanisë në Ligën e Kombeve?

3.
Në kombëtaren e Kosovës nuk ka edukim bazik, edhe vet Agim Ademi e stafi tue mènu se me deklaru se Kosova âsht Shqipni bâhen ma shqiptarë patrita se tjerët, e kanë bâ të kundërten, ata me këtë akt bizar e kanë tradhtue misionin e tyne: Përfaqësimin e kombëtares kosovare në Ligën e Kombeve!
Folklorista t’humbun në kohë e hapsinë: Vendi që përfaqësoni nuk âsht nji popull pa Atdhe e shtet por shtet/komb, i vullnetit politik me territor qartë të definuet, popullsi permanente, qeveri qendrore të njohtun nga 115 qeveri kombëtare dhe aftësi të dëshmuet me hy në mardhanie bilaterale me kombet tjera veç e veç dhe multilaterale me korpusin e kombeve, siç janë organizatat ndërkombëtare si UEFA dhe FIFA!

P.S.
Kosova me folklorizmin dhe konfuzionin e kapitenit të saj se “Kosova âsht Shqipni”, pavetëdijshëm e legjitmon para nji pjese të rumunëve (dhe kundërshtarëve të Republikës së Kosovës) thirrjen politikisht anmiqsore “Kosova âsht Serbi”!?
Por kjo nuk âsht thirrje raciste!
Kjo âsht thirrje mohuese e kombit kundër të cilit luen!?
Zyrtarisht e palejueshme me rregullat e UEFAs!
Rrahmanit âsht dasht me iu marr shiriti i kapitenit mas dy minutave, kur dha atë deklaratë injorante dhe të damshme për prestigjin e Republikës në botë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në prehërin e Mickos!

Pa dorashka Ky është shpërblimi për Bilin e vockël nga ana e kryekomitit Micko (duke e mbajtur në prehër vasalin e vockël), me urdhër të...

Mickoski: Qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar

Qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të...

Nëse Fronti garon me Bujar Osmanin në Çair, atëherë VLEN do të garojë me Izet Mexhitin?

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, në emisionin “24 Analiza” deklaroi se nuk e përjashton mundësinë të kandidojë për kryetar...

Faton Ahmeti: Urime Nerovë respekte ambasador Denion Meidani

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar zgjedhjen e problemit me shkollën e...

Blerim Bexheti: Mickovski po na thotë se votat shqiptare nuk vlejnë dhe se ai do të na i zgjedh kryetarët e komunave

Deputeti i Frontit për Europë, Blerim Bexheti përmes një postimi ka reaguar ndaj kryeministrit Hristjan Mickovski i cili potencoi se votat e VMRO-DPMNE-së do...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu