Halil Kastrati-“Jetimat e Ballkanit” dorëzojnë dy shtëpi në Kërçovë

hoqata “Jetimat e Ballkanit” dy familjeve me status të rrezikuar social nga rrethi i Kërçovës u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja. Kryetari i kësaj shoqate, Halil Kastrati, dhe humanisti Shkodran Alili, njoftuan se së shpejti do të fillojë edhe ndërtimi i pesë shtëpive të tjera që janë planifikuara për familjet skamnore të kësaj ane.

Kryetari i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati, i

shoqëruar nga humanisti kërçovar Shkodran Halili, dje i dorëzuan çelësat e dy shtëpive të reja për dy familje të varfëra të Kërçovës, njëra në fshatin Zajaz dhe tjetra në fshatin Garanë.

Me këtë rast, humanisti i njohur Halil Kastrati njoftoi se gjatë periudhës 15 vjeçare të veprimtarisë, shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ka ndihmuar nxënësit dhe studentët e familjeve të varfëra, ka hapur kuzhinat popullore ku ndahen ushqime falas për 1200 persona të varfër dhe ka ndërtuar 1600 objekte banimi për familjet e varfëra nga të gjitha viset shqiptare.

Ai bëri të ditur se së shpejti, do të inaugurohet edhe objekti spitalor në qytetin e Mitrovicës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

Qyteti japonez që SHBA-ja e bombardoi 12 orë para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore

Kur lufta ishte drejt fundit, një qytet i vogël japonez u dogj nga një sulm që shumë njerëz e quajnë të panevojshëm. Kumagaya u...

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Shërbimet britanike të sigurisë kanë zbuluar një rrjet të gjerë spiunësh rusë dhe njësi të inteligjencës ushtarake të përfshira në një fushatë disa-vjeçare sulmesh...

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se përleshjet pas tërheqjes së forcave siriane nga Suwayda në...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

Kapiten Shkëlqim Raci, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu