Hakohet tregu më i madh turk i kriptovalutave

Përdorimi i kriptovalutave në Turqi filloi të rritet me shpejtësi pas vitit 2020 si një mbrojtje kundër një rënie të thellë të vlerës së lirës. Tregu më i madh i kriptovalutave në Turqi BtcTurk tha se shkëmbimi i tyre ishte hakuar, ndërsa një analist i njohur i Bitcoin pretendoi se shuma e parave të vjedhura arrin në afro 51 milionë euro.

“Ekipet tona kanë zbuluar se ka pasur një sulm kibernetik në platformën tonë më 22 qershor të vitit 2024, i cili ka bërë që të përpunohen tërheqjet e pakontrolluara. Vetëm disa nga bilancet në kuletat e nxehta të 10 kriptovalutave u prekën nga sulmi kibernetik në fjalë dhe kuletat tona të ftohta ku mbahen shumica e aseteve, janë të sigurta”, thuhet në deklaratën e BtcTurk.

Bëhet e ditur se një kuletë e nxehtë përmban kriptovaluta që janë gjithmonë të lidhura me internetin ose një pajisje tjetër, ndërsa një kuletë e ftohtë është ajo që është jashtë linje dhe aq e sigurt nga hakerët, shkruan euronews.

“Fuqia financiare e BtcTurk është shumë më e lartë se shumat e prekura nga ky sulm dhe asetet e përdoruesve nuk do të preken nga këto humbje”, shtoi tregu i kriptovalutave. Siç raportohet, në lidhje me hakimin është duke u kryer një hulumtim i detajuar.

“Si një masë paraprake, depozitat dhe tërheqjet e kriptovalutave janë ndalur dhe do të vihen në dispozicion për përdorim sapo të përfundojë puna jonë”, përfundoi BtcTurk.

“Ju falënderojmë për mirëkuptimin gjatë këtij procesi dhe ju njoftojmë se do të ndajmë me ju të gjitha zhvillimet lidhur me këtë çështje”.

Ndryshe, kriptovalutat janë shumë të njohura në Turqi dhe vendi është tregu i katërt më i madh i tregtimit të kriptove në botë. Faruk Fatih Ozer, themeluesi i Thodex, një nga shkëmbimet më të mëdha të kriptove në Turqi që doli të ishte një mashtrim, u burgos vitin e kaluar për mashtrim të investitorëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu