Hakan Fidan, me gjuhën e një lideri musliman

Turqia ka nisur një përpjekje për të bashkuar botën e përçarë islame, sidomos atë në Lindjen e Mesme, për t’i bërë ballë një Izraeli të dalë binarësh, i cili e kërcëon atë dhe rajonin me egërsinë që e karkterizon.

Në takimin e 51-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OIC), i cili po mbahet në Stamboll, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dërgoi një mesazh të fortë në lidhje me zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme, duke iu referuar veçanërisht sulmeve izraelite ndaj Iranit.

Fidan theksoi se rrjedha aktuale e konfliktit kërcënon të destabilizojë të gjithë rajonin, duke paralajmëruar se një përshkallëzim mund të shndërrohet në një katastrofë të plotë.

Ndaj, ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë dhe të parandalojë përhapjen e konfliktit.

Por më kryesorja, ai kërkoi një unitet islam këto kohë të trazuara, për pamundësinë e të cilit është punuar e punohet fort nga Izraeli dhe sajuesit e tij perëndimore që të mos ekzistojë.

“Si vend pritës i këtij takimi të rëndësishëm, Turqia do të punojë për të forcuar zërin e botës islame gjatë presidencës së saj, do të luftojë për vendosjen e drejtësisë globale dhe do të kundërshtojë qartë padrejtësinë”, tha Fidan, duke shtuar se bota sot po përballet me një krizë që përfshin zonën nga Gaza në Iran dhe nga Libani në Jemen.

Duke folur për operacionet ushtarake izraelite, ministri i jashtëm turk akuzoi Tel Avivin jo vetëm se po e zgjat konfliktin në Gaza me veprimet e tij, por edhe po provokon tensione rajonale me sulmet ndaj Iranit.

“Ajo që po dëshmojmë sot nuk është vetëm vazhdimi i gjenocidit në Gaza – është një sulm më i gjerë që kërcënon gjithnjë e më shumë stabilitetin e të gjithë Lindjes së Mesme”, paralajmëroi ai.

Fidan theksoi se Turqia planifikon të ruajë një rol konstruktiv dhe udhëheqës brenda OIC-ut dhe se do të vazhdojë të ndërtojë ura diplomatike midis vendeve islamike me qëllim ruajtjen e paqes.

“Pjesëmarrja e fortë e shumë shteteve anëtare në këtë takim tregon qartë se bota islame është e bashkuar në këto kohë të vështira. Në një kohë trazirash globale, Islami ofron udhëzime që nevojiten më shumë se kurrë”, përfundoi Fidan. /tesheshi.com/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu