Në kohën kur planeti përballet me sfida serioze, kur lufta është rikthyer në Evropë, kur tensionet e vjetra janë ringjallë, kur demokracia është e kërcënuar dhe kur autoritarizmi po marshon, “duhet tejkaluar dallimet për të transformuar të ardhmen”, shkruan Alsat.
Këto deklarata i bëri Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.
Ai foli në ceremoninë e ndarjes së çmimit pan evropian Mbretëresha Theofano që u zhvillua në Selanik ditë më parë, por fjalët e tij tërhoqën vëmendje sidomos pas kritikave ndaj Izraelit në OKB, rreth situatës në Gaza.
Guterres gjithashtu tha se pavarësisht se re të zeza shfaqen në botë sërish ai shihte rreze shprese. Ai bëri thirrje që bota të bashkohet drejt vlerave humane duke ndërtuar aleanca për paqe. Çmimi “Mbretëresha Thefono” këtë vit iu nda OKB-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të saj Antoni Guterres.
Mbretëresha Thefoano është një figurë historike e cila në shekullin e 10, me mbretërimin e saj konsiderohet se ka bashkuar kulturat e ndryshme dhe ka ndërtuar besim mes popujve. Ceremonia e çmimit u mbajt në Selanik më datën 9 nëntor, e cila u zhvillua në një nga monumentet më të veçanta të Selanikut, Rotunda, një objekt antik, që ka qenë edhe kishë edhe xhami, edhe ky një symbol i fuqishëm, kur bota po kalon kriza të mëdha.
Prezent në këtë ceremoni, ku morën pjesë personalitete të larta evropiane dhe greke, ishte dhe gazetari Nazim Rashidi. Si i vetmi nga Maqedonia e Veriut, ai thotë se ishte privilegj të ishe në këtë ceremoni tregon se “të gjitha fjalimet, në përputhje edhe me atmosferën e objektit, emrin e çmimit, sepse mretëresha Theofano konsiderohet se ka bashkuar lindjen dhe perëndimin, por edhe për shkak të situatës të rëndë në Gaza, u përqëndruan në thirrje për të ndaluar luftimet atje.
Mesazhet e mbrëmjes ishin stop antisemitizmit, stop islamofobisë. Botës urgjent i duhet paqe, përfshi dhe Ukrainën”.
Çmimi “Mbretëresha Thefano” jepej për here të katërt, kurse pjesë e bordit që e japin atë janë figurat të larta evriane dhe greke.