Guerot: Nuk dihet nëse masat e BE-së ndaj Kosovës do të hiqen deri në fundvit

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka thënë se vendi i tij mbështet heqjen e pjesshme të masave të BE-së ndaj Kosovës, por kjo sipas tij, nuk do të thotë që këto sanksione do të hiqen deri në fund të vitit.

Guerot tha se këto masa ishin përgjigje e veprimeve të Qeverisë së Kosovës, veprime këto që ishin të pakoordinuara dhe fatkeqe.

Pas 17 muajsh që nga vendosja e këtyre sanksioneve ndaj Kosovës, Guerot thotë se ato ose janë përmirësuar ose ndryshuar, megjithëse kërkon që të ketë sa më shpejt zgjedhje komunale, pas atyre bojkotuese për heqjen e kryetarëve të katër komunave veriore.

“Për hir që t’ua kujtoj të gjithëve, ne kishim një tërheqje masive nga ana e serbëve të Kosovës nga institucionet, përfshirë edhe komunat. Ne mendojmë se këto dorëheqje kanë qenë shumë të rëndësishme për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po ashtu edhe për komunitetin serbë në Kosovë. Kishim zgjedhjet të cilat janë bojkutuar, dhe bojkoti po ashtu fatkeqësisht ka qenë fatkeq sepse ka çuar në vazhdimësi të bllokadës, megjithatë, me nismën e Qeverisë së Kosovës të cilën neve e kemi konsideruar fatkeqe dhe jo të mirëseardhur, në maj të vitit 2023 që po ashtu ka çuar në dhunë në Zveçan, me 90 ushtarakë të KFOR-it të cilët ishin lënduar bashkë me gazetarë të Kosovë”, tha Guerot.

“Masat ishin vendosur si përgjigje ndaj këtij veprimi të qeverisë, të cilën të gjithë ne, BE-ja ndjenim se ishte veprim fatkeq”.

“17 muaj më vonë disa çështje ose janë përmirësuar, ose kanë ndryshuar. Sepse është bojkotuar edhe referendumi për heqjen e kryetarëve të komunave, kjo nuk ka ndryshuar situatën por mendojmë që sa më parë të kemi zgjedhje të reja komunale, sa më shpejt aq më mirë”, shtoi ai.

“Kemi diskutuar gjatë verës se nëse këto masa mund të hiqeshin, ishin disa veprime të pakoordinuara, të cilat patën efekt negativ në diskutimet tash. Franca është në favor të heqjen e pjesshme të masave, këtë e ndajnë disa, jo të gjithë hezitojnë, por nuk mund të parashoh nëse diskutimet mund të sjellin rezultat deri në fund të vitit”, tha ai në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosova.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu