Grubi: Bashkë t’i themi JO Rusisë dhe PO Europës

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lëvizja Populli kanë nënshkruar sot marrëveshjen koalicionuese të Frontit Europian për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend.

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi në Facebook shkruan se kjo marrëveshje ruan përcaktimin pro-perëndimor të vendit dhe i njejti do të zgjerohet dhe do të jetë përgjigje e qartë kundër ndikimit rus në vend dhe rajon.

Statusi i plotë:

Fronti Europian po krijohet, rruga jonë drejt Europës do të vazhdojë fuqishëm!

Akti i nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes së koalicionimit mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lëvizjes Populli është hap jashtëzakonisht i rëndësishëm i bashkimit të forcave progresive për të ruajtur përcaktimin properëndimor të vendit.

Ky front që padyshim se do të zgjerohet, do të jetë përgjigje e qartë refuzuese ndaj Rusisë dhe tentativave të saj destruktive të dezorientimit dhe destabilizimit të vendit.

T’i themi bashkë JO Rusisë, PO Europës!

Bëhu edhe TI pjesë e Frontit Europian!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me autoblinda amerikanë. Nga informacionet brenda Ministrisë së Mbrojtjes mësohet se autoblindat amerikanë janë donacion nga ShBA-ja për...

Trump “halë në sy” Gjermaninë? Vendi europian që do goditet më ashpër nga tarifat!

Gjermania dhe Irlanda konsiderohen dy ekonomitë më të ekspozuara të BE-së ndaj tarifave të larta të SHBA-së. Kur presidenti i SHBA-së Donald Trump vendosi një...

Incident pas përfundimit të finales, Luis Enrique sulmon Joao Pedron

Lojtarët e Chelseat dhe PSG-së janë përfshirë në një përleshje pas përfundimit të finales së Botërorit të klubeve, që e fituan Blutë me rezultat...

Japonia vendos rekord për shpejtësinë e internetit, shkarkon gjithë Netflix-in për 16 sekonda

Një grup shkencëtarësh japonezë ka thyer rekordin botëror për shpejtësinë e internetit, duke arritur një shifër marramendëse: 1,02 petabit për sekondë. Me këtë shpejtësi,...

Goditje për Frontin në Tearcë: Anketa e UBO-s nxjerr në epërsi kandidatin e VLEN-it

Në komunën e Tearcës duket se fryma e ndryshimit po vazhdon të mbetet e qëndrueshme. Të dhënat e publikuara nga një anketë e realizuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu