Gjuajtje me armë zjarri në dasëm – Plumbi qorr dëmton veturën e banorit të fshatit Kamjan

Gjuajtja me armë zjarri nëpër festat familjare, kryesisht gjatë stinës së verës është një fenomen i shpeshtë dhe që përsëritet çdo vit. Deri në redaksinë e televizionit Klan Macedonia, një qytetar është ankuar për këtë situatë, pasi sot në mesditë një plumb i shkrepur ka goditur veturën e tij në fshatin Kamjan.

Siç e ka dokumentuar ai rastin dhe me fotografi, plumbi ka rënë në pjesën e sipërme të veturës, në mënyrë pingul mbi karrigen e shoferit. Ai ka bërë apel që qytetarët të kenë kujdes me armët që të mos ketë pasoja në njerëz. Nga Ministria për Punë të Brendshme vazhdimisht kanë apeluar për qytetarët që mos të përdorin armët nëpër ahengje, në të kundërtën mund të përfundojnë prapa grilave. /tvklan.mk



REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato...

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu