Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë!

Arsim Gërxhaliu, ekspert i njohur mjekoligjor, ka ndarë përvojën e tij kur gjeti për herë të parë trupin e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Në një intervistë emocionuese për “Top Story”, ai ka rrëfyer detajet e asaj dite dhe ndjenjat që e përfshinë.

Në disa fotografi të publikuara më herët, Gërxhaliu shihet duke puthur mbetjet kockore të Adem Jasharit, duke nënvizuar rëndësinë dhe simbolikën e këtij momenti historik.

Ai shpjegoi se pas përfundimit të luftës, në vitin 2002, ekipi i tij nisi punën për identifikimin e trupave të varrosur në Institutin e Mjekësisë Ligjore, një proces i cili zgjati për 13 ditë me nga 12-13 orë punë çdo ditë.

Gërxhaliu tregon se, ndër trupat e gjetur, ishte edhe ai i Adem Jasharit, i cili ishte verifikuar përmes analizave të ADN-së, një metodë që përdorej për herë të parë në Kosovë në atë kohë.

Gjatë punës së tij, ai u ndje krenar dhe i emocionuar, duke e përshkruar si një moment prekës dhe historik.

“Kafka e Adem Jasharit ishte pjesa e fundit që lash. Emocioni bëri të vetën dhe e putha në ballë. Sakrifica e tij është e përjetshme, një shembull unikal për të gjithë,” tha Gërxhaliu.

Ky akt simbolik tregon respektin e thellë për figurën e Adem Jasharit dhe sakrificën e tij, e cila, sipas Gërxhaliut, do të mbetet në kujtesën e popullit shqiptar për mijëra vite.

“Menjëherë pas luftës ne u kthyem në institucionet tona pas 10 vitesh, në institucionin e mjekësisë ligjorë, që për shqiptarët ishte i mbyllur. Trupat kanë qenë në Institut, gjetëm disa nga raportet e autopsive, një numër të vogël dhe në mesin e tyre ishte edhe një raport i komandantit legjendar, Adem Jashari. Njoftova familjen e tij dhe profesorin Murati, i cili shprehu gatishmërinë që të rihapen dhe të kryhen nga ekspertët vendorë. Kjo ndodhi në fund të shtatorit, të viti 2002, për 13 ditë kemi punuar mbi 12-13 orë në ditë. Çdo gjë është dokumentuar, xhiruar.

Momentet e atyre ditëve i kam parë pas 18 viteve. Jam emocionuar shumë, më të mëdhatë në jetë, isha në prekje të historisë. Dita e parë ka qenë aq mburrëse, por edhe jam frikësuar, një vend me 54 varre. Disa kanë qenë të goditur, nja 7 a 8 nuk dihej as emri. Secili nga vëllezërit e familjes Jashari kanë pasur nga një çun jashtë. Janë varrosur nga personat në fshatrat në afërsi, apo që nuk i kanë njohur mirë. Nja 6-7 kanë qenë gabimisht të varrosur. Për herë të parë është përdorur ADN në Kosovë në atë periudhë dhe kemi verifikuar pjesëmarrësit e familjes Jashari.

Nuk ka qenë e lehtë, kafka ishte e fundit që lash. Emocioni bëri të vetën dhe e putha në ballë. Nga figurat e larta të kombit tonë, do të mbesë mijëra vite më pas, sakrifica e tij është edhe unike në botë”, tregon ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Klubi i Mundjes Shkupi shkruan historinë, Kampionë Shtetërorë për herë të parë!

KM Shkupi ka arritur të shpallet kampion shtetëror në kategorinë e pionierëve, duke sjellë një moment special në historinë e klubit që është...

Trump kritikon Putinin pas takimit ‘historik’ me Zelenskyn në Vatikan

Donald Trump kritikoi publikisht presidentin rus Vladimir Putin pas një takimi “potencialisht historik” me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, zhvilluar në Vatikan përpara funeralit të...

Snopçe tregon detaje për ndarjen nga VLEN: Duhej të pranohej propozimi i deputetit Rijad Shaqiri

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, në intervistë për TV Koha, tha se marrëveshjen për komunat e autorizuan te deputetët, dhe deputeti Rijad Shaqiri hartoi...

Familjarët e viktimave të tragjedisë protestuan sërish në Koçan, apeluan për drejtësi dhe përgjegjësi

Është koha të pritet zinxhiri i krimit dhe të sillet drejtësia në dritë, sepse edhe harabelat e dinë për korrupsionin dhe të keqen që...

Thithja e gishtit tek fëmijët… A duhet të ndërhyjmë?

I porsalinduri, përveç nevojës që ka për t’u ushqyer, ka edhe nevoja të tjera instiktive si ajo e thithjes. Jashtë vakteve dhe nga ndjenja...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu