Gjesti hidhet nga muri dhe del nga ”Big Brother Albania Vip 4”

Një situatë e çuditshme ka ndodhur në ”Big Brother Albania Vip 4”. Gjesti është hedhur nga muri dhe ka dalë jashtë shtëpisë. Rrjeti po zien nga kjo ngjarje e cila ende nuk është faktuar me video, por më pas u pa që Gjesti është në dhomën e gjumit në gjendje të rëndë. Mbrëmë para se të niste Prime, ai i tha Egli që do ta kapërcente murin, nëse në shtëpi do të riktheheshin siç edhe ndodhi, G Bani dhe Jozi si lojtarë. Në video dëgjohen edhe banorët që Gjesti ka kapërcyer murin!

“Ka kapërcyer murin një banor i Big Brother”, dëgjohet duke thënë Tiri, ndërkohë që menjëherë produksioni ndal mikrofonat dhe lëshon muzikë që të mos dëgjohet diskutimi imes tyre. Edhe Rozana, një nga banoret e shtëpisë, me ironi ka shprehur në bisedë me Laertin: “Do dalim të pimë edhe ne një kafe te blloku,” duke e bërë situatën më të lehtë për publikun.
Ky nuk është hera e parë që Gjesti realizon një veprim të tillë. Ai kishte bërë një veprim të ngjashëm edhe në edicionin e kaluar të Big Brother, kur pati dalë jashtë shtëpisë duke u futur në zonën e koshit të mbeturinave, jashtë perimetrit të oborrit.

Redjon Shtylla

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu