Gjermania i del kundër Trumpit lidhur me Gazën

Popullsia palestineze nuk duhet të zhvendoset nga Gaza, ka vlerësuar të hënën ministria e Jashtme gjermane, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kishte deklaruar se Jordania dhe Egjipti duhet të pranojnë palestinezë, në mënyrë që vendi të pastrohet nga shkatërrimi i luftës.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme gjermane, ka thënë se Berlini zyrtar ndan pikëpamjen e Bashkimit Evropian, partnerëve arabë dhe Kombeve të Bashkuara, se “popullsia palestineze, nuk duhet të dëbohet nga Gaza, dhe se Gaza nuk duhet të pushtohet përgjithmonë ose të rikolonizohet nga Izraeli”, raporton Reuters.

Jordania tashmë është shtëpia e disa milionë palestinezëve, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë jetojnë në Egjipt.

Të dy vendet fqinje të Izraelit dhe kombet e tjera arabe e kundërshtojnë idenë që palestinezët në Gaza të zhvendosen në vendet e tyre.

Gaza është tokë që palestinezët do ta dëshironin si pjesë e një shteti të ardhshëm palestinez.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kandidati i “pavarur”, por i shoqëruar me komitë!

Kandidati i "pavarur", por i shoqëruar me komitë! A është ky kandidati i "pavarur" apo kandidati i deleguar nga Mickua për kryekomunar në Strugës, biznesmeni...

Statistikat që tronditin: 641 ndarje në 5 muaj – po shkatërrohet familja?

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga janari deri në maj të këtij viti janë regjistruar plot 641...

Në Strugë liqeni kumbon shqip – Meidani përkrah Inva Mulës dhe Genc Tukiqit

Struga u bë sërish epiqendër e artit dhe dialogut kulturor me edicionin e pestë të festivalit “Struga Fest”, një ngjarje që po kthehet në...

Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës sonë janë të papranueshme

Një bastisje izraelite në Rripin e Gazës ka goditur Kishën e Familjes së Shenjtë. Përveç kryeministres, fjalë dënimi erdhën edhe nga ministri i Jashtëm Tajani. “Sulmet...

Ademi: VMRO-VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici

VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu