Gjermani: 4000 dronë me inteligjencë artificiale për Ukrainën

Për herë të parë Gjermania do të furnizojë Ukrainën me dronë luftarak. Këta dronë komandohen nga një sistem i ri i inteligjencës artificiale, detaje të mëtejshme mbahen sekret.

ADVERTISING

Është një software, që i dallon këta dronë: Bashkë me një prodhues ukrainas firma gjermane e inteligjencës artificiale(IA) Helsing ka zhvilluar një dron të ri luftarak, që sipas informacioneve, mund të komandohet në mënyrë autonome drejt destinacionit. I programuar njëherë i ashtuquajturi dron kamikaz fluturon autonom në destinacion dhe e sulmon atë. Kur ai përplaset në destinacion shpërthen dhe shkatërrohet.

4000 copë të këtij droni luftarak të pajisur me IA të zhvilluar në Gjermani do të marrë tani qeveria në Kiev. Detajet teknike dhe vendi i saktë i prodhimit mbahen sekret nga të dyja palët për arsye sigurie. Deri tani nuk ekzistojnë fotografi të këtyre dronëve.

“Droni i shmanget sistemit elektronik të mbrojtjes”

Ministri i Mbrojtjes, socialdemokrati Boris Pistorius bëri të njohura disa informacione të përgjithshme lidhur me këta dronë: “Këta dronë janë në gjendje që të depërtojnë 30 deri në 40 km në brendësi të vendit, ku mund të sulmojnë pozicione luftimesh, nyje logjistike e të tjera objekte.” Droni ka aftësinë që edhe “nëse atakohet nga sistemi i mbrojtjes elektronike të palës kundërshtare mund ta devijojë atë dhe të arrijë në destinacion”, shtoi Pistorius.

Shumica e dronëve komandohen me radio, e disa edhe me GPS. Me ndihmën e bllokuesve, të ashtuquajturit Jammer, ato mund të devijohen nga kursi dhe të rrëzohen. Dronët, që mund t’i bëjnë ballë mbrojtjes elektronike të kundërshtarit, kanë një përparësi të madhe strategjike.

Ministri i Mbrojtjes the, se ka parë disa prototipe para disa muajsh në Ukrainë dhe se është i bindur që këta dronë do të jenë “një aset vërtetë i rëndësishëm” për Ukrainën. Deri tani Gjermania në kuadër të ndihmës ushtarake për Ukrainën ka dërguar vetëm dronë zbulues. Kancelari Olaf Scholz i përmbahet qendrimit të tij për të mos dërguar raketat luftarake Taurus në Ukrainë, me të cilat ajo mund të luftojë edhe në territorin rus.

Dronët në vend të artilerisë

Dronët janë mjaft të pranishëm në fushëbetejë në Ukrainë. Si rusët edhe ukrainasit i përdorin ato në mënyrë të shumëfishtë. Rusia vazhdimisht sulmon me dronë edhe objektiva civile dhe infrastrukturën në Ukrainë. Forcave të armatosura ukraianse dronët u shërbejnë edhe si zëvendësim i artilerisë dhe municioneve që asaj i mungojnë. Ushtria ukrainase përdor dronët me çmim të leverdisshëm të telekomanduar, të cilët i pajis me lëndë shpërthyese dhe i nis drejt pozicioneve ruse.

Inteligjenca artificiale për qëllime ushtarake

Helsing është një sipërmarrje me seli në Mynih, që është specializuar për zhvillimin e sistemeve të inteligjencës artificiale për sektorin e armatimeve. Që prej themelimit të saj në vitin 2021 kjo sipërmarrje ka marrë një sërë porosish nga industria e armatimeve. Ndër të tjera Helsing punon edhe për komandim elektronik lufte në avionët gjerman të tipit Eurofighter si dhe në infrastrutkurën e inteligjencës artificiale të “Future Combat Air System” (FCAS), avionit luftarak të së ardhmes./DW

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu