Gjergj Fishta në Konferencën e Parisit (1919-1920)

Interesat e shqiptarëve në Versajë do t’i përfaqë­sonin disa delegacione, por delegacioni kryesor ishte ai i Qeve­risë së Durrësit në përbërje të: Turhan Pashë Mehmetit, kryetar, imzot Luigj Bumçit, Mehmet Konicës, Luigj Gurakuqit, dr. Mihajl Turtullit dhe Mustafa Krujës. Në kë­të delegacion patër Gjergj Fishta merrte pjesë si eks­pert. Shqipëria, në Konferencën e Paqes në Paris, me­rr­te pjesë në kategorinë e katërt dhe vetëm me letërkëmbim, ose në rast se e ftonte njëra nga pesë fuqitë kishte të drejtë ta dërgonte vetëm një delegat.

Kërkesat, të cilat Qeveria e Durrësit, në emër të po­pu­llit shqiptar, i kishte paraqitur Konferencës së Versa­jës, ishin:

1) T’i kthehet shtetit shqiptar pavarësia të cilën e kishte njohur dhe garantuar Konferenca e Londrës e vitit 1913.

closevolume_off
2) T’i kthehen shtetit shqiptar viset shqiptare që i ishin dhënë Malit të Zi me vendimet e Kongresit të Ber­li­nit dhe të Konferencës së Londrës të vitit 1913.
3) T’i kthehen shtetit shqiptar viset shqiptare që i ishin dhënë Serbisë me vendimet e Konferencës së Lon­drës të vitit 1913.

4) T’i kthehen shtetit shqiptar viset shqiptare që i ishin dhënë Greqisë me vendimet e Konferencës së Lon­drës të vitit 1913.

Këtyre kërkesave delegacioni qeve­ri­tar ua kishte bash­kë­ngjitur edhe hartën gjeografike të kufirit etnik të Shqi­pë­risë. Në këto vise je­tojnë mbi 2 milionë shqiptarë, ku më tepër se gjysma janë lënë jashtë kufirit shqiptar.

Shtrohet pyetja kush qenë ata të cilët e përfaqësuan Shqipërinë? Kush shkoi në Pa­ris? Është vetë Atë Gjergj Fishta, një nga kolosët e historisë sonë, është diplomati i vje­tër Turhan Pashë Mehmeti, një personalitet i kohës, është imzot Luigj Bu­mçi, është edhe atdhetari i dalluar Luigj Gura­kuqi, Mihal Turtulli, një nga veprimtarët e kolonive shqiptare të mërgimit, pastaj Meh­met Konica. Mirëpo, pa­varësisht se si rrodhën ngjarjet dhe pavarësisht se si ishim të përfa­që­suar me personalitete të dë­shmuara në këtë konferencë, duhet të sho­him edhe atë që ne bëmë gabim dhe jo vetëm atë që na mo­hu­­an. Po çfarë bëmë gabim? Shkuarja e shumë delega­cione­ve në Paris kur të tjerët shkuan me nga një. Pra, të tjerët ishin më kompaktë.

Në fillim të Konferencës Komiteti i Kosovës, në pamundësi që të dërgonte menjëherë një dele­gacion të vetin për ta përfaqësuar dhe për të parashtruar kërkesat e tij, në emër të shqiptarëve të Kosovës e konsideroi të arsyeshme t’i jepte të drejtë për përfaqësim delegacionit zyrtar shqiptar. Komiteti vuri si kusht përfaqësimi mbrojtjen e dy kërkesave kryesore të programit të tij themeltar. Komiteti i Kosovës i autorizoi për t’i përfaqësuar interesat e Komitetit edhe për­faqësuesin e qytetit të Shkodrës, Atë Gjergj Fishtën si dhe Mit’hat Fra­shërin. Ishin pikërisht dëshmimi kombëtar dhe besimi në atdhetarizmin e tij arsyet që Komiteti i Kosovës, pa hezitim, t’ia besonte përfaqësimin Gjergj Fishtës.

Më 27 qershor 1919, Luigj Bumçi, Gjergj Fishta, Lu­igj Gurakuqi ia dërguan nga Parisi episkopit katolik në Shkodër një telegram, në të cilin thuhej: “Jugosllavët po i shumë­fishojnë përpjekjet e tyre pranë Konferencës për të ane­ksuar Shkodrën, bregun e djathtë të Drinit, Lezhën e Mir­­­ditën. Prandaj, është tepër e rëndësishme që me shpej­­­tësi t’i sillet Kon­ferencës nga ana e klerit katolik një pro­testë energjike kundër pretendimeve të tilla, duke dekla­ruar se elementi katolik shqiptar dëshiron të qëndro­jë në kuadër të Shqipërisë së pavarur.”

Menjëherë, më 4 korrik, përfaqësuesit e krahinave të Shkodrës iu drejtuan Konferencës së Paqes, duke dekla­ru­ar se Shkodra dhe Vlora janë dhe do të mbeteshin pikë­mbë­shtetje të pandara të atdheut. Po më 4 korrik kemi letrën e popullit katolik të Dioqezës së Pultit, dërguar Konferencës së Paqes, ku protestohet kundër pushtimit të Shkodrës, Lezhës e Mirditës nga Mbretëria SKS dhe theksohej se interesi i kombit dhe i besimit e do që këto krahina të jenë pjesë e pandarë e Shqipërisë së pavarur.

Nga 28 qershori 1919 në krye të delegacionit qeve­ri­tar të Qeverisë të Durrësit u vu Luigj Bumçi, ndërsa sekretar u zgjodh Gjergj Fishta. Si duket Turhan Pashë Mehmeti e kuptoi se për të pasur gjasa fitimi ishte më e udhës që para kancelarive perëndimore të paraqitej një prift katolik sesa një ish-ambasador i Perandorisë Osmane në Petërsburg. Në të gjitha orga­ni­zimet dhe angazhimet e mundshme Gjergj Fi­shta i qëndroi afër Bumçit dhe e mbështeste. Kontributi dhe angazhimet e tij ishin të veçanta. Ai përherë mbante letër­kë­mbim dhe korres­podencë me atdhetarët shqi­ptarë që nuk gjendeshin në Paris për t’i informuar për gjendjen në Kon­fe­rencë.

Një pjesë e delegacionit u kundërshtuan si italofilë. Në një reagim kundër këtyre pretendimeve Gjon Shllaku do të theksonte: “ Dergata shqiptare në Paris, dhe At Gjergj Fishta si sekretar i saj tue u gjetun përball kërcënimit të lakmive të Jugosllaveve dhe Grekerve në njërën anë, e në tjetrën përball divergjencës të interesave që kishte Jugosllavia me Italinë, anu­en dhe lypen ndihmën e Italis, por kurr nuk lypën man­datin ose protektoratin e sajë.” Pasi që situata ishte e dis­favorshme për shqiptarët në Paris, Gjergj Fishta dhe Luigj Bumçi vijuan serinë e takimeve me përfaqësues të Fuqive të Mëdha për të përfituar në favor të Shqipërisë. Me interes ishte edhe takimi i Bumçit dhe Fishtës me kardinalin e Bruk­selit, Desidre Marcier. Kardinali mori përsipër tu shkruan­te autoriteteve të ndryshme qeveritare e kishtare për çeshtjën shqiptare. Gjithnjë në përpjekje diplo­matike në favor të vendit, Gjergj Fishta shkon me një mision diplomatik në Ua­shington, për t’u takuar me rrethet katolike në Senatin e Uashingtonit. Gjatë ndalesës në Londër, ai kishte takime pu­ne me miq të kulturës shqiptare përfshirë edhe Edit Durha­min.
Dërgata shqiptare në Paris, përfshirë këtu edhe Gjergj Fishtën më 10 shtator 1919, përmes një letre, kërkon nga krye­tari i Konferencës së Paqes që të ndikojë te Qeveria e Beogradit që të mbroheshin të drejtat e shqiptarëve brenda këtij shteti. Në mbledhjen e përbashkët të dele­gacioneve shqiptare në Konferencën e Paqes, më 7 tetor 1919, rreth për­mbajtjes së notës që do t’i dërgohej Konfe­re­ncës për çë­shtjen e pranimit ose të mospranimit të “asistencës” ita­li­ane, u da­korduan për të protestuar patjetër, pavarësisht se mendonin që Kon­ferenca vështirë se do t’i miratonte kërkesat e tyre.

Punë jashtëzakonisht të rëndësishme në dobi të at­dhe­ut bënte edhe gazeta “Dielli”, që dilte në SHBA. Në këtë konfe­rencë, drejtuesit e gazetës “Dielli” si dhe mbarë diaspora shqi­p­tare e Amerikës kishin pasur shpresa të mëdha. Gjergj Fishta përpiqej që të mbante raporte të mira me udhëheqësit e gazetës “Dielli” dhe më të gjithë ata që do të kontribuonin për një zgjedhje të drejtë për shqiptarët në Konferencën e Parisit.

Pa dyshim se në faqet e gazetës “Dielli” nuk do të ana­shkaloheshin edhe kundërthëniet ndërmjet shqiptarëve dhe ajo dinte të ngrinte theksin autokritik. Sigurisht që kjo gazetë në vazhdimësi të opinionit të saj, më 7 qershor, shkaqet për­piqet t’i shpjegojë edhe në ndry­shimet e mendimeve politike në mes të Turhan Mehmetit me disa shokë, nga njëra anë, dhe Konicës, Tortullit dhe disa shokëve të tyre, nga ana e tjetër. Kryeministri mbron idenë se nuk duhet të prishemi me Italinë dhe pranon mandatin italian. Me idenë e tij janë bashkuar Bumçi, Gurakuqi, M. Kruja, Gjergj Fi­shta e si duket edhe Mehdi Frashëri e Myfit Bej Libo­hova. Ndërkaq, Konica, Tortulli dhe Mithat Frashëri janë kundër çdo ndër­hyrjeje italiane në Shqipëri dhe mbrojnë idenë e mandatërisë amerikane. Ky vlerësim i gazetës “Die­lli” binte në kundër­shtim me mendimin e Mihail Gra­menos, botuar në gazetën “Albania”, ku e gjykonte poli­tikën e Ko­nicës dhe Tortullit.

Aktiviteti i delegacionit tonë qeveritar në Paris ishte jashtëzakonisht i dendur gjatë ditëve të konferencës. Për kë­të punë dhe angazhim merita të mëdha ka pa dyshim edhe Gjergj Fishta, i cili u përpoq që shqi­ptarët të përfitonin mak­si­mumin e kërkesave të drejta shqip­tare paraqitur kësaj kon­fe­rence. Këtë e tregon e dhëna se më 11 shkurt të vitit 1920, ky delegacion, në krye me Luigj Bum­çin, ku pa dyshim një kontribut të çmuar dha edhe Fishta, u dërgoi notë proteste përfaqësuesve krye­sorë të Konferencës së Paqes, nëpërmjet së cilës hidhte poshtë pikëpamjen, sipas së cilës populli shqi­p­tar ishte i “papjekur” për vetëvendosje.

Raportet dhe bashkëpunimi në mes kryetarit të dele­gacionit Luigj Bumçit me Gjergj Fishtën ishin shumë të afërta. Këtë na e dëshmojnë edhe shumë dokumente të ko­hës. Edhe letra e Bumçit dërguar Papa Benediktit të XV për mbrojtjen e Korçës dhe Gjirokastrës nga grekët ishte shkruar në bashkëpunim në mes Bumçit dhe Fishtës. Në fakt ishte pikërisht ky Papë që bëri përpjekje për mbrojtjen e Korçës dhe Gjirokastrës. Edhe teksti i mbajtur në Konferencën e Paqes në Paris nga imzot Luigj Bumçi, ipeshkvi i Lezhës, për shqiptarët dhe të drejtat e tyre ishte përgatitur për botim nga Gjergj Fishta. Fjalimi i cili kishte pasqyruar shumë qartë gjendjen e shqiptarëve ishte mbajtur në një sallë të Uni­versitetit katolik në Paris.

Në rrethanat e jashtme dhe të brendshme, të krijuara në fillim të vitit 1920, pozitat e Shqipërisë u bënë tejet kri­tike, por gjithashtu duhet thënë se nuk u përmbushën të gjitha kërkesat e shteteve fqinje. Edhe pse Kon­fe­renca e Versajës nuk i mori parasysh në vendimet e saj kërkesat e shqiptareve dhe të delegatëve të tij, për­pjekjet e shqiptarëve përbëjnë një dëshmi të paku­ndërshtueshme të vullnetit të shqiptarëve për të luftuar për mbrojtjen e pavarësisë dhe pacenueshmërisë së atdheut.

Efektet e kontributit të Fishtës dhe shokëve të tij në aspektin diplomatik u panë edhe me pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve më 19 dhjetor 1920. Figura e Gjergj Fishtës mbeti në me­ndjet dhe në zemrat e atyre që e njohën, e deshën dhe e çmuan si mishërimin e gjithçkaje burrërore, fis­ni­ke e të pas­tër, gjëra të cilat i karakterizojnë atdhetarët. Da­shuria për kombin dhe atdheun qe ndjenja më e fuqishme në tërë jetën e tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Filipçe: Kjo qeveri nuk është reformiste, Mickoski paralajmëron kontroll dhe partizim të gjyqësorit

“Mickoski për vetëm 100 ditë tashmë po shpalos planet për kontroll të plotë të gjyqësorit, kjo nuk është qeveri reformiste”, tha sot kryetari i...

E kishte rrahur dhe e kishte kërcenuar me jetë babain e tij, policia i ngre padi penale 41-vjeçarit nga Tetova

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.S. (41) nga Tetova për dyshimet e bazuara për kryerjen e veprës penale “kërcënimi i sigurisë” dhe...

Shkalla e vdekjes nga kanceri i gjirit në Maqedoni të Veriut shënon rritje

Narta Iseni, nga Tetova, bashkëshorte dhe nënë e dy fëmijëve është e mbijetuar e kancerit të gjirit. Në muajin tetor, që njihet ndryshe si...

Sulmi ndaj Rakiqit, Musliu: U rrah nga kriminelët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit – rasti mund të manipulohet

Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është raportuar se u sulmua brutalisht mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës. Drejtori i Institutit “Octopus” Agim Musliu, në...

Diana Toska nga BDI: VLEN premtoi se do të udhëheqin me Filarmoninë, asnjë drejtor shqiptar nuk është emëruar në nivele të larta të institucioneve...

Diana Toska nga BDI në një paraqitje për media tha se koalicioni VLEN ka premtuar se do të udhëheqin me Filarmoninë, por siç shtoi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu