Gjendet pa shenje jete një person në Shtërpcë

Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Jazhincë Shtërpcës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor ku dhe ka konstatuar vdekjen e 61 vjeçarit.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Me datën 23.11.2024 rreth orës 07:30 në fshatin Jazhincë të Shtërpcës një person në oborrin e shtëpisë kishte vërejtur trupin e një personi pa ndjenja dhe kishte lajmëruar policinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla e policisë dhe mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare të Shtërpcës , të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit Z. S ( M/K) i moshës 61 vjeçar . Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal dhe me vendim të prokurorit të shtetit trupi u pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”/Lajmi.net/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu