Gjenden 19 viktima pas përplasjes së avionit me helikopterin në Uashington

Një aeroplan pasagjerësh me 64 persona në bord është përplasur me një helikopter ushtarak mbi Uashington, duke u rrëzuar më pas në lumin Potomac.

Sipas një burimi ligjzbatues për CBS News, ekipet e shpëtimit kanë gjetur të paktën 19 trupa deri më tani.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në kushte të vështira, mes temperaturave të ulëta dhe ndriçimit të kufizuar.

Kryetarja e bashkisë së Uashington DC, Muriel Bowser, ka dekalruar se nuk ka ende një numër zyrtar të viktimave, por konfirmoi se në bordin e avionit ndodheshin 64 persona, raporton BBC.

Momentet para përplasjes: Pilotët nuk reaguan ndaj paralajmërimeve

Sipas raportimeve të CNN, pak çaste para përplasjes, një kontrollor i trafikut ajror dëgjohet duke pyetur helikopterin nëse kishte në pamje aeroplanin e American Airlines. Disa sekonda më vonë ndodhi aksidenti, ndërsa audioja e publikuar nga Live ATC nuk tregon asnjë përgjigje nga helikopteri ndaj paralajmërimeve.

“Një ngjarje që nuk duhet të ndodhte”

Eksperti i aviacionit, Geoffrey Thomas, e cilësoi këtë aksident si një tragjedi e papritur, duke theksuar se SHBA ka sistemin më të sigurt të linjave ajrore në botë dhe përplasjet ajrore supozohej të ishin diçka e së kaluarës.

Aksidenti i fundit i një avioni komercial në SHBA ndodhi në shkurt 2009, kur një fluturim i Continental Airlines u rrëzua mbi një shtëpi pranë Buffalo, New York.

Hetimet mbi këtë rast janë duke vazhduar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në prehërin e Mickos!

Pa dorashka Ky është shpërblimi për Bilin e vockël nga ana e kryekomitit Micko (duke e mbajtur në prehër vasalin e vockël), me urdhër të...

Mickoski: Qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar

Qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të...

Nëse Fronti garon me Bujar Osmanin në Çair, atëherë VLEN do të garojë me Izet Mexhitin?

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, në emisionin “24 Analiza” deklaroi se nuk e përjashton mundësinë të kandidojë për kryetar...

Faton Ahmeti: Urime Nerovë respekte ambasador Denion Meidani

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar zgjedhjen e problemit me shkollën e...

Blerim Bexheti: Mickovski po na thotë se votat shqiptare nuk vlejnë dhe se ai do të na i zgjedh kryetarët e komunave

Deputeti i Frontit për Europë, Blerim Bexheti përmes një postimi ka reaguar ndaj kryeministrit Hristjan Mickovski i cili potencoi se votat e VMRO-DPMNE-së do...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu