Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë!

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka reaguar ashpër ndaj debatit publik dhe tematikave të trajtuara në disa emisione televizive, duke shprehur shqetësimin e tij për nivelin e përçarjes që, sipas tij, po përhapet në këto platforma.
Në një postim të ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, ai nuk kurseu kritikat ndaj emisioneve që promovojnë përçarje dhe ofendime mes pjesëmarrësve.

Getinjo vlerëson se ky fenomen është duke përkeqësuar gjendjen sociale dhe bashkëjetesën në vend, duke e quajtur situatën “më të keqen që kemi përjetuar ndonjëherë”.

Në postimin e tij, ai shkruan: “Kem luajtur mendsh! Çfarë ofendime, çfarë tema, çfarë përqarje nëpër studio televizive papapapa kurrë më keq s’jemi kon, fiks qysh e do armiku”, duke shprehur hapur zhgënjimin për drejtimin që kanë marrë disa nga këto emisione, transmeton telegrafi.

Përmes këtij reagimi, reperi ka tërhequr vëmendjen mbi ndikimin negativ që përmbajtje të tilla mund të kenë në shoqëri, duke nxitur reflektim për mënyrën si trajtohen çështjet e rëndësishme në hapësirën publike.

Ai duket se apelon për më shumë unitet dhe përkushtim ndaj vlerave pozitive që mund të bashkojnë njerëzit, në vend të ndasive dhe konflikteve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

Qyteti japonez që SHBA-ja e bombardoi 12 orë para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore

Kur lufta ishte drejt fundit, një qytet i vogël japonez u dogj nga një sulm që shumë njerëz e quajnë të panevojshëm. Kumagaya u...

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Shërbimet britanike të sigurisë kanë zbuluar një rrjet të gjerë spiunësh rusë dhe njësi të inteligjencës ushtarake të përfshira në një fushatë disa-vjeçare sulmesh...

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se përleshjet pas tërheqjes së forcave siriane nga Suwayda në...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

Kapiten Shkëlqim Raci, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu