Gener 2 ‘rrëmben’ Ranën e Hedhun, do të ndërtojë fshat turistik me vila dhe hotele!

TIRANË- Kompania Gener 2 do të angazhohet në ndërtimin e një fshati turistik në Veri të vendit, konkretisht në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër.

Një projekt i dorëzuar pranë institucioneve që kërkon lejen për këtë projekt parashtron atë se çfarë përfaqëson projekti i pagëzuar si “Blue Borgo”. Prona ku do të zhvillohet “Resorti Turistik Blue-Borgo” ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh.

“Masterplani i propozuar është projektuar që të jetë me densitet të ulët dhe të përqendruar në zonën e sheshtë të kontekstit. Ky vendim lejon që ekosistemet ekzistuese në shpatin e malit të jenë të paprekura.

Ndërtesat akomoduese dhe ndërtesat me oborr të brendshëm me funksione të përziera variojnë nga 3 deri në 10 kate në lartësi. Ndërtesat e shërbimit janë 1 kat, hoteli 1 deri në 3 kate dhe ndërtesat e veçanta variojnë nga 1 deri në 3 kate. Në projekt janë edhe 7 ndërtesa të cilat janë 10 kate të larta secila” thuhet në dokument.

Dokumenti sqaron se fshati bregdetar përbëhet kryesisht nga ndërtesa rezidenciale me oborr të brendshëm.

“Rruga kryesore e automjeteve konsiston në unazën e cila kalon rreth fshatit bregdetar duke krijuar një vendbanim të orientuar drejt lëvizjes këmbësore.

Përgjatë qendrës së fshatit është një sistem me pedonale të ndërlidhura me sheshe publike, të cilat janë të rrethuara me ndërtesa rezidenciale të cilat katin përdhe e kanë me shërbime dhe me funksione komerciale. Në të dyja anët e kësaj pedonaleje ndodhen ndërtesa me funksion plotësisht publik me funksione të tipit: teatër, qendër konferencash funksione edukative dhe një qendër tregtare” vlerëson raporti jo teknik.

Zona e projektit është pjesë e njësisë administrative Velipojë në rrethin e Shkodrës të Shqipërisë. Rruga kryesore në afërsi të projektit është rruga Velipojë – Shëngjin.

Në raport sqarohet se me qëllim ndërtimin e projektit është parashikuar ndërtimi i rrugëve lidhëse të jashtme dhe të brendshme. Me qëllim hyrjen në zonën e projekti është parashikuar të ndërtohet rruga lidhëse me resortin me gjatësi 738 m.


REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Dy zyrtarë shqiptarë në takim gjysmë zyrtar, pa flamur shqiptar!

Dje Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe zv.kryeministri i "Severnës" Izet Mexhiti, janë takuar me rastin e mbajtjes së samitit të liderëve të Ballkanit...

Pritje madhështore për Edi Ramën në Çarshinë e Vjetër të Shkupit – Rama: 🦅 “Te Çarshia e Vjetër e Shkupit” ❤️🇦🇱

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Shkup për Samitin e Ballkanit Perëndimor, ka vizituar Çarshinë e Vjetër, një nga zonat...

Kos në Shkup paralajmëron heqjen e plotë të roamingut për vendet e Ballkanit Perëndimor

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos në konferencën për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski, pas takimit me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në...

Temperaturat e larta në Europë, The Guardian: I nxehti “djeg” Francën, alarm i kuq për Parisin

Kryeministri francez François Bayrou, i cili mori pjesë në një takim qeveritar për krizën mbi të nxehtin që ka pushtuar Francën dhe Europën, u...

Rritet në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu