Geer në takim me Gashin: Shpresoj që përbërja e re të punojë për arritjen e qëllimit të anëtarësimit në BE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takimin e parë pas zgjedhjes së tij në funksion me ambasadorin evropian David Geer dhe me përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend. Duke e uruar Gashin për zgjedhjen e tij kryetar i Kuvendit, ambasadori Geer shpreson që përbërja e re parlamentare do të punojë me përkushtim në arritjen e qëllimit strategjik të vendit për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Kryetari Gashi, nga ana e tij, falënderoi për mbështetjen e qartë dhe të vazhdueshme të institucioneve evropiane për procesin e zgjerimit. Ai e përshëndeti Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili, siç tha ai, duhet të inkurajojë më tej rajonin që të përgatitet për anëtarësim në BE, veçanërisht duke zbatuar reformat në fushën e sundimit të së drejtës, forcimin e institucioneve demokratike, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik.
“Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë e vazhdimit të Dialogut të Zhan Monesë, të cilin e vlerësuan si shumë efikas dhe të leverdishëm në periudhën e kaluar, me ç’rast Kryetari Gashi bëri me dije se përbërja e re parlamentare tashmë funksionon në bazë të Rregullores së re”.

“Kryetari i Kuvendit u shpreh i kënaqur që Metodologjia e re e BE-së për zgjerim parasheh një rol të shtuar të parlamenteve në negociata, duke siguruar se përbërja e re parlamentare do të investojë plotësisht në këtë proces”.

“Kryetari Gashi dhe ambasadori evropian Geer shkëmbyen mendime edhe për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, si dhe për zgjedhjen e ardhshme të qeverisë së re në vend. Ata diskutuan edhe për procedurat për miratimin e ligjeve në Kuvend, për forcimin e funksionit mbikëqyrës të Kuvendit lidhur me pushtetin ekzekutiv, si dhe për harmonizimin e mëtejshëm me legjislacionin e BE-së”, thuhet në njoftimin nga kabineti i Gashit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu