Gazetari Salihu: Udhëtimi i Osmanit ishte privat, refuzoi t’i nënshtrohej kontrolleve

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Furkan Salihu, ka folur mbi incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku ishte përfshirë presidentja Vjosa Osmani,

Salihu tha se nga informacionet që ka marrë nga personat që kanë qenë në vendngjarje, që sipas tij, janë pjesë e sigurimit të aeroportit, versioni i dhënë nga ta përputhet me versionin e MPB-së maqedonase se Osmani ka refuzuar t’i nënshtrohet kontrolleve.

“Nga kontaktet që i patëm me personat që kanë qenë në vendngjarje, që janë pjesë e sigurimit të aeroportit, versioni i tyre përputhet me atë që e thotë ministria e Punëve të Brendshme, se presidentja ka refuzuar t’i nënshtrohet kontrollit, edhe pse udhëtimi ka qenë privat dhe se aeroporti s’ka qenë i lajmëruar se është një udhëtim zyrtar”.

“Me këtë rast, presidentja do të duhej që ta kalonte bagazhin apo çantën dhe pajisjet e tjera elektronike nëpër skaner, sipas rregullores. Nuk e ka bërë këtë dhe më e keqja është kontakti fizik që anëtarët e sigurimit të presidentes e kanë pasur me sigurimin e aeroportit. U fol edhe për armë dhe kërcënime nga ana e pjesëtarëve të sigurimit të kryetarit të kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi”, tha Salihu në “Info Magazine”, njofton Klankosova.tv.

Më tej, gazetari Salihu tha se gjithë kjo situatë ka mundur të mos ndodhte nëse nuk aktorët e përfshirë nuk do të vinin në pikën ku flitet se janë nxjerrë edhe armët, gjë për të cilën thotë se nuk janë akuzuar policët e Kosovës por sigurimi i kryetarit të kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashit.

“Nuk janë akuzuar policët e Kosovës që i kanë nxjerr armët, por pjesëtarët e sigurimit të kryetarit të kuvendit. Nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të ishte përfshirë edhe prokuroria”.

“Nëse ishte paraqitur udhëtimi i presidentes me të gjitha protokollet, është përgjegjësi edhe e Maqedonisë së Veriut siguria e presidentes Osmani dhe nuk do të kishte nevojë që të vinin deri në këtë situatë”, tha ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu