Gashi: Pensionet në Kosovë nuk janë rritur në katër vitet e fundit, pensioni minimal duhej të ishte 200 euro

Kryetar i Shoqatës së Pensionistëve në Kosovë, Niazi Gashi në emisionin “Robin Hud” tha se për katër vite nuk ka pasur rritje reale të pensioneve në Kosovë. Gashi thotë se edhe për kundër inflacionit të lartë, pensioni bazik në Kosovë është 100 euro, personat me shkollë të mesme marrin 190 euro, kurse pensionistët me arsim të lartë marrin 265 euro.

“Qeveria nuk e ka bërë kurrë vlerësimin e indeksit të kostos jetësore, dhe në nenin 14 të Ligjit mbi skemat pensionale, qeveria e ka për obligim çdo fundvit ta bëjë vlerësimin e këtij indeksi, kjo nuk e ka bërë dhe nuk e ka deklaruar kurrë, dhe qe katër vite qeveria e Kosovës nuk ka bërë rritje të pensioneve, përkundër inflacionit që tani na ka goditur në masën 100%. Dhe tani nuk është e vështir të llogariten pensionet, po të veprohet sipas ligjit, tani presioni bazë do të duhej të ishte 200 euro, ai me shkollë të mesme do të duhej të ishte 400 euro, kurse ai me përgatitje superiore, 500 euro”, tha mes tjerash Gashi.

Sot në serialin rajonal “Robin Hud”, në bashkëpunim me kolegët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor trajtojmë temën e pensioneve në rajon dhe kushteve të pensionistëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilall Kasami merr edhe zyrtarisht mandatin e dytë në krye të komunës së Tetovës

Sot komisioni komunal zgjedhorë i komunës së Tetovës i ka ndarë edhe zyrtarisht mandatin e dytë kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, shkruan...

Kurti shpërndan nga 100 euro për studentët 3 ditë para zgjedhjeve, debati në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm 3 dite para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë duke ngritur pikëpyetje...

Zhernovski: Të guxosh ta quash dokumentin e KE-së “raport i vogël”, duhet të jesh një “kryeministër i papjekur”

Ish-ambasadori, Andrej Zhernovski, shprehu qëndrimin e tij pasi VMRO-DPMNE e kushtëzoi Raportin e KE-së mbi progresin e vendit në rrugën drejt BE-së si një...

Dramë në Shtëpinë e Bardhë: Shefi i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat gjatë një takimi me Trump-in

Drejtori i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat sot në Shtëpinë e Bardhë gjatë fjalimit të Donald Trump për çmimet e barnave për dobësim, çka...

“Pusho e qetë në parajsë”, fjalët e babait të studentes që vdiq tragjikisht në Tetovë

Babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova e cila u gjet e vdekur të mërkurën mbrëma në Tetovë ka reaguar me një postim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu