Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Kryeministri i ardhshëm së pari duhet të bisedojë me ne, për shtetin është më së miri që në qeverinë e re të ketë edhe përfaqësues të shqiptarëve, ndërsa ne do të bëjmë gjithçka që të bindemi së bashku me partnerin e ardhshëm, për të hyrë në procesin e ndryshimeve kushtetuese, shprehet në intervistë për MIA-n Afrim Gashi, kryetar i partisë politike Alternativa dhe bartës i listës së kandidatëve të koalicionit “Vlen” në Njësinë e dytë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

Duke komentuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, sipas të cilave kandidati i tyre Arben Taravari fitoi 83.393 ose 9,20 për qind, e në Gostivar 75 vota më shumë se Bujar Osmani nga Fronti Evropian i BDI-së në pushtet, i cili, nga ana e tij, fitoi 121.088 vota ose 13,37 për qind, shprehet se shqiptarëve u mungon prej kohësh kultura për pjesëmarrje më të madhe në zgjedhjet presidenciale.

Gashi sqaron se ka diferencë të madhe në kulturën e votimit në zgjedhjet presidenciale, lokale dhe parlamentare, ndërsa si shembull e përmendi rastin e numrit të ndryshëm të votave që i ka marrë Imer Selmani në vitin 2009, si kandidat presidencial dhe si lider i partisë në zgjedhjet e atëhershme të dyfishta presidenciale dhe lokale.

“Do t’ju jap shembullin më plastik nga viti 2009, kur kishte zgjedhje presidenciale dhe lokale njëkohësisht, në të njëjtën ditë kur Imer Selmani, i cili ishte kandidat presidencial, ishte edhe kryetar i Demokracisë së Re. Si kandidat presidencial, atë ditë ai fitoi 150.000 vota , ndërsa si parti rreth 50.000 vota. Njerëzit votojnë ndryshe në zgjedhje të ndryshme. Argumenti i dytë është se nuk ka gjasa që një shqiptar të bëhet president në zgjedhje të drejtpërdrejta. Shqiptarëve u ka munguar prej kohësh kultura e pjesëmarrjes më të madhe në zgjedhjet presidenciale. Është shumë e rëndësishme që në zgjedhjet parlamentare, kur ka pjesëmarrje më të madhe, do të tregohet ky vullnet. Derisa të gjithë votuesit e BDI-së që ata i kontrollojnë në mënyrë klienteliste, pjesës më të madh i japin rryshfet, ose i kërcënojnë, votuesit tanë me vullnetin e tyre dalin ose nuk dalin në votime. Perceptimi ynë është se më 8 maj, do të jetë pjesëmarrja më e madhe dhe do të shihni se ka dallim të madh edhe në Tetovë edhe në Gostivar, Çair dhe në të gjitha qytetet”, shprehet Gashi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A keni fare turp? Kujt i shërbeni dhe kë përfaqësoni në të vërtetë?” – Hoxhë Sadullah Bajrami i drejtohet VLEN-it

Hoxhë Sadullah Bajrami, një nga zërat kritikë të kohëve të fundit, ka shpërthyer në një letër të hapur drejtuar përfaqësuesve të koalicionit VLEN, duke...

Shaholli: Drita e kuqe e kalemxhinjve!

Drita e kuqe e kalemxhinjve! Në "državën Severna" ka kalemxhinj që nuk u lejohet nga mëma parti të shkruajnë atë që mendojnë apo atë që...

Hakan Fidan, me gjuhën e një lideri musliman

Turqia ka nisur një përpjekje për të bashkuar botën e përçarë islame, sidomos atë në Lindjen e Mesme, për t’i bërë ballë një Izraeli...

Khamenei përzgjedh pasardhësit potencialë në rast se vritet

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka përmendur tre klerikë si kandidatë për ta pasuar në rast se vritet, ka raportuar New York...

“Fantazmë” mbi Golan: Dron sekret izraelit apo ‘Bisha e Kandaharit’

Një video që tregon një mjet ajror pa pilot në formë krahu fluturues, me shumë gjasa i filmuar mbi qiellin e Lartësive të Golanit,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu