Gashi: Kam thënë Kosova është atdheu i prindërve të mi

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka dalë me sqarim në lidhje me deklaratën e tij mbi atdheun, pas reagimit të mandatarit Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Gashi thotë se vendlindja e tij është Maqedonia e Veriut, ndërsa shpjegon se në deklaratën e tij në intervistë për RTK, ka deklaruar se Kosova është atdheu i prindërve të tij.

Reagimi i plotë i Gashit:

Kur flasim per temën e atdheut, unë jam në dijeni për akuzat dhe deformimet nga media të ndryshme, të cilat përpiqen që ashtu ta tërheqin vëmendjen. Si kryetar i Kuvendit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dua të sqaroj se Afrim Gashi ka lindur në Shkup, këtu jeton dhe punon me familjen e tij dhe vendlindja e tij është Maqedonia e Veriut.

Për shkak të opinionit po shpjegoj se deklarata e saktë në intervistën time ishte se “Kosova është vendlindja ose atdheu i prindërve të mi dhe, si të tillë, unë e respektoj për hir të tyre”.

Megjithatë, besoj se ne e kuptojmë njëri-tjetrin aq mirë, sa të mos kërkojmë shpjegime të hollësishme të nocioneve si vendlindja, atdheu ose mëmëdheu, pasi shqipja përdor edhe një emër të përbërë që ndërtohet nga fjalët mëmë e dhe. Për mua gjëja më e rëndësishme është që me veprat tona të tregojmë se si e shohim ne vendin tonë, cili është përkushtimi ynë ndaj tij, cili është kontributi ynë dhe cili është dallimi mes atyre që e ndërtojnë dhe e pasurojnë atë dhe atyre që e shkatërrojnë dhe e vjedhin atë. Pohimet dhe deklaratat patriotike nuk u sjellin dobi qytetarëve dhe ne nuk jemi këtu për të garuar se kush është më patrioti. Mua nuk më pëlqejnë debatet e tilla dhe kjo është hera e fundit që unë deklarohem për këtë temë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Haqim Ramadani nuk pret shkarkimin nga Mickoski- jep dorëheqje nga posti i drejtorit të Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale

Haqim Ramadani ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti i drejtorit të Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale, duke e shoqëruar vendimin me një mesazh të...

Izet Mexhiti sot zyrtarisht merr detyrën si kryetar i Komunës së Çairit

Sot pranova detyrën si Kryetar i Komunës së Çairit. Nga sot po rikthehem në vendin tim, mes njerëzve të mi, me nder, me përulësi...

Konjufca: Një qeveri pa Albin Kurtin kryeministër është kompromis i madh, tash radhën e ka opozita

I mandatuari për kryeministër, Glauk Konjufca, ka folur në mbledhjen e Këshillit. Ai ka thënë se tash është në radhën e opozitës. “Një qeveri pa Albin...

Blerta Deliu: Mandatari i ri pa shumicë është lojë për të fituar kohë- zgjedhjet janë zgjidhja

Deputetja e PDK-së Blerta Delliu ka reaguar pasi Glauk Konjufca u propozua mandatar i dytë për kryeministër të vendit.Deliu thekson se ‘Mandatari i ri...

Konjufca propozohet për mandatar për kryeministër

Glauk Konjufca është propozuar për mandatar për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje e cila ka mbledhur sot Këshillin e Përgjithshëm. Konjufca është propozuar pasi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu