Gani Geci thotë se Konjufca e telefonoi për votën e Marigona Gecit

Ish-deputetit, Gani Geci ka deklaruar se deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca e ka kontaktuar një ditë para seancës së parë konstituive të Kuvendit për ta bindur që vajza e tij, Marigona Geci, të votojë qeverinë Kurti. Në Debat Plus, Geci tha se Konjufca e kontaktoi një ditë para seancës, dhe i kërkoi të shprehte se çfarë kërkonte në këmbim të votës së vajzës së tij.

Por, sipas Gecit, ai refuzoi çdo formë marrëveshjeje për votën.

Geci ka treguar se kërkesa e tij ka qenë që Albin Kurti t’i përgjigjej një letre nga familja Geci dhe të kërkonte falje publike.

“Nuk ka tani, por ka pas. Nga sekserët e LLV-së. Është një prej deputetëve të VV-së të rrethit të Prizrenit. Dhe ish-kryetari i Kuvendit të LVV-së, zoti Glauk Konjufca, me datën 14, një ditë para seancës së parë me thirri në telefon. Dhe më ka thënë çfarë po kërkon që të na votosh për, që Margiona Geci ta votojë qeverinë e Albin Kurtit. Dhe unë i kam thënë unë nuk kërkoj asgjë, unë nuk shes votën time, unë nuk i shes 20 mijë e 500 vota që i ka marrë Marigona Geci në LDK.

Por unë kërkoj që Kurti t’i përgjigjet letrës së vëllaut tim, Halil Gecit, që e ka shkruar me datën 09,10.2024, dhe të kërkoi falje publike, sepse Albin Kurti për familjen Geci po e luan rolin e njëjtë qysh e ka luajtur Hashim Thaçi për 20 vjet. Dhe për 5 vjet po e luan rolin Albin Kurti”, ka thënë Geci.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti Begaj në Ohër: Faktori shqiptar, urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë njëditore në qytetin e Ohrit, me ftesë të Presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana...

VIDEO/ Taravari: Nga kredia hungareze, VLEN dhe VMRO shpërblyen 200 kompani maqedonase, 0 shqiptare!

Arben Taravari ka ngritur alarmin për përjashtimin e bizneseve shqiptare nga kreditë e shpërndara në kuadër të marrëveshjes financiare me Hungarinë. “Nga 1 miliard euro...

Sondazhi zbulon: Qoku, Fetai dhe Ibrahimi – figurat më të papërfillshme në VLEN

Të dhënat e fundit nga sondazhi i realizuar nga Market Vision për MKD.mk, nuk matën vetëm përkrahjen për partitë politike, por edhe besueshmërinë e...

EKSKLUZIVE/ Ngjarje e rëndë në një dasmë në Maqedoni: Vrasje dhe vetëvrasje trondisin vendin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prilep, ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër ka kryer vetëvrasje....

Aktorja shqiptare: Në komunizëm nuk bëja dot film me gjoksin jashtë, as puthje nuk shkëmbenim dot

Jeta e gruas shqiptare në komunizëm ishte e ndarë midis dy realiteteve: nga njëra anë, u promovua pjesëmarrja e saj në jetën publike dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu