Prokuroria i dërgon ftesë Arsovskës, dorëzon dëshmi për zhdukjen e një dokumenti

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është përgjigjur pozitivisht ftesës së Prokurorisë Publike për dorëzimin e dëshmive në bazë të të cilave ajo e akuzon Ganiun për ndërtimet pa leje që supozohet të jenë ndërtuar në Çair.

E para e qytetit tha se në Prokurori dorëzoi dokumente për një lëndë, kurse të tjerat, 150 lëndë pritet t’i dorëzojë në fillim të javës tjetër.

Arsovska njoftoi se Visar Ganiu është personi që një herë ka dorëzuar dokument në Agjencinë e Kadastrës dhe brenda 24 orëve pas denoncimit të saj, po Visar Ganiu ka kërkuar dhe Kadastra i ka mundësuar që lënda në fjalë të fshihet.

DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Pa kaluar 24 orë një lëndë si kjo për të cilën e dijnë të gjithë qytetarët dhe flitet për të dhe për të cilin jemi të bindur dhe kemi fakte se është regjistruar si falsifikat dhe përbën padi penale, kadastra e ka fshirë. Fletëpronësia e cila ishte legalizuar dhe regjistruar duke shkelur ligjin më nuk ekziston në agjencinë e kadastrës, fatmirësisht ne i kemi dokumentet”.

Foli edhe për kërcënimet dhe sigurinë dhe familjes së sajë.

DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Do të më ndihmojnë në atë moment kur Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu së bashku me Ejupin të jenë në burg. Kur t’i sigurojnë dëshmitë kurse unë do tua dorëzojë të gjitha dëshmitë për të gjitha lëndët, sepse ata këtë e bëjnë në kundërshtim me ligjin dhe shumë mirë e dijnë dhe janë të informuar se e bëjnë kundërligjshëm. Për këtë janë edhe të informuar”.

Ndonëse i dorëzoi dokuemtet dhe dëshmitë, kryetarja e Shkupit, nuk pret që Prokuroria Publike të veprojë dhe ishte pesimiste. Kujtojmë, Danella Arsovska serinë e akuzave e filloi dy javë më parë, kur doli në Çair duke denoncuar ndërtimet pa leje që sipas Arsovskës e ka lejuar Visar Ganiu. Ky i fundit, ka thënë se Arsovskën do ta padisë sepse e ka ofenduar dhe nënçmuar duke i thënë kriminel./SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Të dielën në Gajre të Tetovës zbulohet busti i Heroit Kombëtar Rafi Halili

Nesër, më 3 gusht 2025 (e diel), në ora 16:30 në fshatin Gajre të Tetovës, në Sheshin e Lapidarëve, do të mbahet ceremonia solemne...

Azem Sadiki shpall kandidaturën e pavarur për një mandat të ri në Komunën e Studeniçanit

Kryetari aktual i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, ka shpallur zyrtarisht rikandidimin e tij si kandidat i pavarur për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një...

Ilirjan Fetahu kandidon për kryetar të Komunës së Dibrës nga radhët e Frontit Evropian

DIBËR – Ilirjan Fetahu ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Komunës së Dibrës, duke hyrë në garën zgjedhore nën siglën e Frontit Evropian....

Mjeku specialist urolog, Arsim Dalipi, kandidon për Kryetar të Komunës së Strugës

Strugë - Mjeku i njohur dhe aktivisti i angazhuar qytetar, Specialist-Urologu, Arsim Dalipi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të Komunës së Strugës. Ai...

Aktori Hasim Sopi “thumbon” kryetarin e Komunës së Tetovës me një status ironik

Tetovë – Aktori i njohur nga Tetova, Hasim Sopi, ka publikuar një status ironik në rrjetet sociale që është interpretuar si goditje e drejtpërdrejtë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu