FSK-ja në veri dhe goditjet brutale nga ambasadat për VV-në: Çka ndodhi dje për rastin në Ujman?

Një ditë më parë, në këso kohe, nisën postimet e zyrtarëve e militantëve të VV-së.

Ata po krenoheshin që Forca e Sigurisë së Kosovës për herë të parë, sipas tyre, po shkonte në veri të vendit.

Pak e fare e përmendin arsyen pse po shkonte. Për aksion humanitar, që ta nxjerrin trupin e një mërgimtari që ishte mbytur në Ujman.

Në fakt, postime të ngjashme kishte disa orë përpara ku në VV shkruanin “Albin Kurti.”, sigurisht koha kur KFOR-i kishte dhënë leje që FSK-ja të shkonte për aksion.

U seleksionuan edhe fotografi, nuk postoheshin ato ku dukej KFOR-i, e situata të ngjashme.

Si rezultat, kjo nuk kaloi në heshtje. Në mbrëmje, dy ambasada e goditën keq Vetëvendosjen.

Reagim të ashpër si rrallë herë pati ambasada e Gjermanisë në Kosovë, e cila tha se u synua politizimi i një aksioni humanitar.

“Ambasada Gjermane është thellësisht e shqetësuar nga përpjekjet për të politizuar vendosjen e sotme të një ekipi të specializuar të Kërkimit dhe Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Liqenin e Ujmanit – një operacion i lehtësuar nga KFOR-i në përputhje të plotë me mandatin e tij dhe i miratuar nga Komandanti i KFOR-it vetëm për qëllime humanitare. Humbja tragjike e jetës së një të riu duhet të jetë një moment pikëllimi kolektiv, jo një rast për pikëzim politik”, thuhej në reagim.

“Deklaratat e aktorëve politikë që e paraqesin këtë mision si “operacioni i parë i FSK-së në veri të Kosovës” keqinterpretojnë qëllimin dhe frymën e vendosjes. Po aq shqetësuese janë akuzat për imazhe të manipuluara – konkretisht, heqja e elementëve të dukshëm të shoqërimit të KFOR-it – për të promovuar një narrativë mashtruese. Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin publik dhe të shkëpusin vëmendjen nga fokusi humanitar i misionit”, thuhet më tutje.

“Ambasada Gjermane përsërit mbështetjen e saj të plotë për KFOR-in dhe mandatin e tij, dhe shpreh vlerësim të sinqertë për të gjithë personelin e KFOR-it dhe FSK-së të përfshirë në përpjekjet e sotme të rimëkëmbjes. Profesionalizmi dhe bashkëpunimi i tyre i shërbejnë të mirës publike dhe shërbejnë si një kujtesë për atë që mund të arrihet kur institucionet punojnë së bashku në shërbim të dinjitetit njerëzor”, përfundon reagimi.

Kurse, ambasada e Francës ka lavdëruar mediat për raportimin e saktë.

“Franca e mbështet plotësisht KFOR-in dhe Komandantin e tij. Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në sigurimin e sigurisë për të gjithë. Ai meriton respektin dhe mirënjohjen e të gjithë aktorëve në rajon. Franca do të vazhdojë t’i ofrojë atij gjithë mbështetjen e nevojshme në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike. Po ashtu, i bëj nder mediave që kanë raportuar saktë për rolin e KFOR-it në përpjekjet për gjetjen e trupit të personit të zhdukur nga Liqeni i Gazivodës.”, tha ambasadori i Francës.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, u përgjigj duke thënë se ambasadat nuk duhet të informohen nga përmbajtje mediale jo të sakta.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

UT shpreh ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës

Universiteti i Tetovës nëpërmjet Kuvendit Universitar të Studentëve, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës, e cila dje u gjet e vdekur në...

Vrasje e rëndë në Malishevë: Dhëndri ekzekuton dy miqtë e tij

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Malishevë, ku sipas informacioneve të para, një person ka vrarë dy miqtë e tij. Sipas raportimeve të...

Ngjarja tragjike e studentes në Tetovë, gazetari Hasipi: Turp për SPB-Tetovë- heshtja që shqetësoi mijëra studentë dhe familje

“Lidhur me rastin tragjik të studentes nga Kosova, Policia e Maqedonisë, për hir të interesit të përgjithshëm, evitimin e paqartësive, evitimit të dezinformacioneve, do...

Izraeli u bën thirrje hebrenjve të largohen urgjentisht nga New York-u pas zgjedhjes së Mamdanit

Zohran Mamdani, demokrati progresiv me origjinë nga Uganda, ka qenë kritik i hapur i fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, duke e quajtur atë...

Polonia do të stërvitë ushtarakisht rreth 400.000 njerëz në vitin 2026

Polonia do ta fillojë këtë muaj zbatimin e një programi të ri për stërvitje ushtarake, si pjesë e një plani më të gjerë për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu