Fronti Europian: Presione skandaloze të hapura politike mbi Gjykatën Administrative nga humbësit e zgjedhjeve

Fronti Europian përmes një komunikate thotë se, me shqetësim të madh i ka ndjekur deklaratat e sotme skandaloze kërcënuese të drejtuesve të opozitës humbëse të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare ndaj Gjykatës Administrative.

“Fronti Europian i ka regjistruar dhe ka njoftuar gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare për këto kërcënime me deklarata publike si dhe për tentativën për inzhinjering zgjedhor me marreveshje nderpartiake jashta-institucionale per votim dhe mbivotim ne Komisionin Shteteror Zgjedhor si dhe me presione partiake ndaj gjykates administrative.

Kjo tentative per inzhinjering zgjedhor ka per qellim ndryshimin e raporteve te numrave ne Kuvend nepermjet marreveshjes politike ne tavoline. Me marreveshje politike dhe plan monstruoz antidemokratik, të gatuar në selitë partiake të VMRO, LSDM dhe Vlen, po tentohet shtrembërimi i vullnetit të qytetarëve.

Seanca e Komisionit Shtetëror Zgjedhor ishte demonstrim skandaloz i mbivotimit dhe i suspendimit të parimeve të Marrëveshjes së Ohrit. Ftojmë te gjitha institucionet te veprojnë ne perputhje me Ligjin, pa direktiva partiake ose politike nga cilado pale, dhe te mbrojne kredibilitetin e procesit zgjedhor deri ne fund pa hedhur asnje njolle mbi vullnetin e qytetareve te shprehur ne zgjedhje”, thuhet në reagim. (INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Telekomi i Kosovës mbyll vitin e katërt radhazi me fitim, rreth 10 milionë euro në 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Telekomi i Kosovës ka shënuar vitin e katërt radhazi me fitim vjetor, duke e cilësuar këtë...

“Struga merr ‘dhuratën e Vitit të Ri’: reformatorët kthejnë në pushtet VMRO-në pas dy dekadash!

Strugë – Politika e “ndryshimit” në Strugë u kthye në paradoksin më të madh të viteve të fundit. Ajo që nisi si betejë kundër...

VMRO ia arriti qëllimit, Mite Stefoski me votat e VLEN-it dhe Ramiz Merkos zgjidhet kryetar i Këshillit të Komunës

Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës, gjatë seancës së mbajtur të Këshillit Komunal. Zgjedhja e...

Struga sërish e komitëve!

Nga:Medai Shaholli Siç bën të ditur Tetova Sot, se sot keshilltarët e Këshillit Komunal të Strugës, kanë zgjedhur kryetarin e ri të Keshillit Komunal Mite...

Ziadin Sela: Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

Reagim i fortë nga Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pas zgjedhjes së Mile Stefkovskit nga VMRO-DPMNE si kryetar i Këshillit Komunal të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu